LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë

Presidenti Begaj: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar me anë të një postimin në Facebook për festën e pavarësisë së Amerikës.

Ai ka thënë se Shqipëria është mirënjohëse dhe krenare për histroinë që e lidh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se është e vendosur të ndërtojë një të ardhme në të cilën të ruajë e të forcojë vlerat e demokracisë.


“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan presidenti Begaj. /Telegrafi/