Përmirësimi i besimit konsumator është ngadalësuar ndjeshëm në qershor, në krahasim me muajt e mëparshëm, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.8 pikë në muajin qershor. Aktualisht, niveli i TNE-së qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.
Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 1.2 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse, kryesisht atyre të eksporteve.
Niveli i TBI-së aktualisht qëndron rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike . Ndërkohë, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë ulur. Pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë vijuar prirjen rritëse të muajve të fundit.
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ngadalësua me 1.6 pikë përqindje në muajin qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 27.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë duke shënuar një nga vlerat më të larta historike Rënia e komponentit të ecurisë aktuale të aktivitetit ka ndikuar dhe në ngadalësimin e treguesit të besimit të sektorit përkatës. Ndërkohë, niveli i kërkesës ka regjistruar përmirësim. Pritjet e bizneseve për kërkesën dhe punësimin në të ardhmen janë pothuajse në të njëjtat nivele me aktualen. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në krahasim me muajin e kaluar .
Treguesi i besimit në tregti (TBT) vijoi prirjen rritëse, me rreth 0.7 pikë përqindje në këtë muaj. Kjo lëvizje u ndikua kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë e punësimit në të ardhmen të biznesit. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e punësimit në të ardhmen u vlerësuan me rënie të rëndësishme këtë muaj.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) rezultoi i përmirësuar me rreth 0.6 pikë përqindje në muajin qershor. Niveli i tij, prej muajit mars, qëndron mbi mesataren historike, për herë të parë që nga muaji shtator 2021. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimi më pozitiv i tyre për blerje në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen . Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.Treguesit me frekuencë tremujore1 shfaqën një ecuri pozitive me bazë të gjerë sektoriale për treguesin e gjendjes financiare të bizneseve krahasuar me rezultatet e vrojtimeve të tre muajve më parë.
Gjendja financiare e bizneseve u përmirësua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në sektorin e industrisë (+8.8 pikë përqindje), ndërtimit (+4.7 pikë përqindje), shërbimeve (+7.9 pikë përqindje) dhe tregtisë (+6.6 pikë përqindje).Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rritje në sektorët e shërbimeve (+0.5 pikë përqindje, në nivelin 82%) dhe tregtisë (+0.3 pikë përqindje, në nivelin 77%). Ndërkohë, në sektorin e ndërtimit ky tregues mbeti i pandryshuar në vlerën 76%. Ky tregues rezultoi lehtësisht me rënie në sektorin e industrisë (-0.4 pikë përqindje, duke zbritur në 81.3%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova