LAJMI I FUNDIT:

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve për femra vë përballë Hajvalinë dhe Vllazninë

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve për femra vë përballë Hajvalinë dhe Vllazninë

Është hedhur ditën e sotme në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra.

Shkodranet njohën grupin dhe emrat e kundërshtareve me të cilat do të përballen në këtë raund të parë. Aty ku synojnë sërish kualifikimin historik në fazën e grupeve të “UEFA Women’s Champions League”.


Vllaznia do të jetë pjesë e grupit 7, që është me katër skuadra. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në formën e një mini-turneu dhe shkodranet do të përballen në gjysmëfinale me ekipin kampion të Kosovës, Hajvalinë.

Sakaq, ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes kampioneve të Islandës dhe Turqisë: Valur-Ankara Buyuksehir Belediyesi Fomget SK. Dy fitueset e dala nga këto dy takime gjysmëfinale do të përballen më tej në finale me njëra-tjetrën.

Dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë. Vllaznia ishte pjesë e vazos së skuadrave favorite, duke u renditur në vendin e shtatë, me koeficientin 16.800. Dhe duke lënë pas skuadra me emër në Europë, si kampionet hungareze të Ferencvarosh. Belget e Anderlecht apo ukrainaset e Vorskla.

Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe. Ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 prej tyre me tre ekipe. Gjysmëfinalet e grupeve janë programuar të luhen më 6 shtator, ndërsa finalet, nga ku do të dalin edhe fitueset që kualifikohen për në raundin e dytë, do të zhvillohen më 9 shtator.

Vajzat kuqeblu synojnë edhe njëherë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ashtu sikurse edicionin e kaluar, kur shkruan edhe historinë e futbollit shqiptar./ss/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori