LAJMI I FUNDIT:

Nga Daut Mehmeti dyshohet se janë kurdisur edhe ndeshjet e skuadrave kosovare

Nga Daut Mehmeti dyshohet se janë kurdisur edhe ndeshjet e skuadrave kosovare

Daut Mehmeti që është përjashtuar përjetë nga FIBA, arrestuar këtë të premte (sot) nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

Derisa Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka bërë të ditur ndeshjet të cilat i ka kurdisur gjyqtari, tani ka dyshime se ky i fundit ka gisht edhe në përballjet e skuadrave kosovare.


Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka gjykuar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifas në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë.

Shkon në tre numri i të arrestuarve nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve
Lexo po ashtu Shkon në tre numri i të arrestuarve nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve

Në hetimin e kryer nga FIBA bëhet e ditur se ai ka kurdisur edhe ndeshjet të Rahovecit dhe Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike.

Në anën tjetër, i arrestuar nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve është edhe pronari i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, që po ashtu ishte edhe trajner i skuadrës.

Rifati kishte qenë edhe pjesë e shtabit teknik të Kosovës, poste nga këto që kishte dhënë dorëheqje menjëherë pas akuzave nga FIBA. /Telegrafi/