LAJMI I FUNDIT:

Energy Development Group aplikon në ZRRE për licencim në projektin solar me kapacitet prej 6MW të instaluar në Komunën e Gjakovës

Energy Development Group aplikon në ZRRE për licencim në projektin solar me kapacitet prej 6MW të instaluar në Komunën e Gjakovës

Kompania Energy Development Group – Kosova njofton se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim në projektin projektin solar me kapacitet të instaluar prej 6MW në Kodrën e Hutit të Komunës së Gjakovës.

Sipas kompanisë, kërkesa në ZRRE është bërë që energjia e prodhuar të shitet sipas çmimit të tregut.

“Shoqëria Energy Development Group – Kosova L.L.C. për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 6MW, ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të autorizimit”, thekson kompania.


Aty thuhet se të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë ditë pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi.

“Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund t’i paraqesin në ZRRE brenda tetë ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike leke.sahatciu@gmail.com dhe legal-lecensing@ero-ks.org“, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Kubati
Kalo në kategori