LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, Policia gjeti një armë në veturën e tij

Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, Policia gjeti një armë në veturën e tij
Foto: Ilustrim

Një serb është arrestuar sot rreth orës 12:30 te lagja “Tre rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës pasi në veturën e tij është gjetur një revole “Ceverna Zastava” si dhe një karikator i zbrazët. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, policia kishte marr informacion se targat e vendosura të Novi Pazarit në këtë veturë nuk ishin të saj, si dhe gjatë gjatë kontrollit siç tha Elshani poshtë ulëses është gjetur revolja me një karikator të zbrazur.


“Sot rreth orës 12:30 në veturën Llada Niva e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshimti është intervistuar”, tha ai.

Tutje siç theksoi zëdhënësi Elshani është kontaktuar prokurori kujdestar nga hetuesit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Arsyeja që ka sjell deri tek kjo është se kemi pas informacion që targat që kanë qenë vendosur në këtë veturë nuk kanë qenë të tij dhe e kemi verifikuar veturën. Duke e kontrolluar na ka dalë arma dhe e kemi marrë personin për armëmbajtje pa leje, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori