LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Uji në qytetin e Pejës është brenda standardeve të parapara

IKSHPK: Uji në qytetin e Pejës është brenda standardeve të parapara

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se uji për pije në komunën e Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara.

Sipas njoftimit nga MSh-ja, nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe emergjencës në tërë zonën e mbulueshmërisë, duke iu pergjigjur situatës në terren me ekipet emergjente.

“Peja, si komunë e prekur nga vërshimet, që nga fillimi i shfaqjes së periudhës së krizës si pasojë e reshjeve, në aspektin e burimeve të ujit dhe sistemit të rrjetit furnizues ka qenë dhe mbetet në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit”, thuhet në njoftim.


“Ekipet mbështetëse të KRU ‘Hidrodrini’, sot e diel, 25.06.2023 janë ndarë dhe mbeten në terren për ndërhyrje eventuale të lokalizuara”.

Në matjet e përbashkëta të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (Pejë) dhe dhe KRU ‘Hidrodrini’, të orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.

“Në takimin e përbashkët të orës 12:00 sot, të Kreut të ‘Hidrodrini’, përfaqësuesve të Njësisë së ujërave nga IKSHPK, Drejtorisë së IRSHP-së Pejë dhe të përgjegjësve për shërbimin e ujërave në IRSHP-Pejë, bazuar edhe në të dhënat laboratorike, është ri-konstatuar situata nëpër burime dhe sistem si e qetë dhe e menaxhueshme, me përjashtim të paraqitjes së rënies së nivelit të shtypjes në pompën kryesore të qytetit dhe menjëherë janë aktivizuar kapacitetet ndihmëse me çfarë furnizimi mbetet stabil”, thuhet tutje.

Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njëjtat rezultojnë në normë;

Burimi Uji i zi –

Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë.

Burimi Radavc –

Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë

“Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara”.

“Ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual qytetarët dhe institucionet do të njoftohen në kohë reale, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori