LAJMI I FUNDIT:

Testohet me sukses transmetimi i të dhënave 4G nga një satelit në hapësirë në një telefon celular

Testohet me sukses transmetimi i të dhënave 4G nga një satelit në hapësirë në një telefon celular

Në fillim të këtij viti, kompania AST SpaceMobile, në bashkëpunim me AT&T, arritën të lidhin celularin Samsung Galaxy S22 me një satelit në orbitën e ulët të Tokës dhe të bëjnë një telefonatë zanore të dyanshme.

Ky test i suksesshëm shënoi një moment historik të madh për komunikimin celular satelitor dhe kompania pretendon se tani është një hap më afër për ta sjellë teknologjinë më afër konsumatorëve.

AST tha këtë javë se kohët e fundit kreu disa teste në Hawaii, ku inxhinierët e saj regjistruan një shpejtësi shkarkimi prej 10 Mbps nga sateliti BlueWalker 3 në një celular të fabrikës në Tokë.


“Arritja e suksesshme e shpejtësive të shkarkimit me dy shifra gjatë testimit satelit-te-smartphone na çon një hap më afër për t’u siguruar që njerëzit në të gjithë SHBA mund të qëndrojnë të lidhur pavarësisht vendndodhjes së tyre”, tha shefi i AT&T Networks Chris Sambar.

Në hapin tjetër, AST dëshiron të lidhë telefonin celular me satelitin BW3 nëpërmjet një sinjali 5G.

Raketa Falcon 9 e SpaceX e dërgoi satelitin në orbitë jo të Tokës në shtator dhe është i pajisur me antenën më të madhe ndonjëherë në një satelit komercial dhe është një nga objektet më të ndritshëm në qiellin e natës me një madhësi pak më të madhe se 64 metra/katrorë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse përdorni Facebook, kini kujdes nga këto mashtrime

Nëse përdorni Facebook, kini kujdes nga këto mashtrime

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Dihet kur do të prezantohet Android 16?

Dihet kur do të prezantohet Android 16?

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji

"Inteligjenca Artificiale mund të përdoret nga terroristët" - çfarë po paralajmëron ish-shefi i Google?

Teknologji
Kalo në kategori