LAJMI I FUNDIT:

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, tre të arrestuar në Korçë

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, tre të arrestuar në Korçë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të, operacionit policor të koduar “Denasi”, janë vënë në pranga shtetasit Donald Lato 24 vjeç, Klevis Zaçellari 20 vjeç dhe Luan Qazimi 38 vjeç.


Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre, në fshatrat Gjonomadh dhe Denas. Gjatë kontrolleve në të trija banesat, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Sipas policisë në afërsi të banesës së 24 vjeçarit u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 20 vjeçarit , u gjetën 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori