LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrja në kampin e opozitarëve iranianë në Shqipëri, policia publikon pamjet

Ndërhyrja në kampin e opozitarëve iranianë në Shqipëri, policia publikon pamjet

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet ku dokumentohen kontrollet e kryera këtë të martë (20 qershor) në kampin e MEK. Në videon  e publikuar shihen anëtarët e MEK të cilët rrethojnë automjetet e policisë, duke shtyrë efektivët, të cilët po zbatonin vendimin e Gjykatës për të ushtruar kontrolle në kamp.

Po ashtu, në pamjet  e publikuar shihet edhe një anëtar i MEK i cili djeg disa dokumente. Në një moment, një pjesë prej tyre i dalin para edhe një makine të policisë, duke e penguar atë që të lëvizë.


Anëtarët e MEK kanë pretenduar për dhunë nga efektivët, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i hodhën poshtë në mënyrë kategorike këto pretendime.

Në një konferencë për shtyp, Çuçi tha se në fakt kanë qenë anëtarët e MEK ata që kanë dhunuar efektivët, veprime që ai i cilësoi si të papranueshme.

Po ashtu edhe Rrumbullaku theksoi se efektivët janë treguar të vetëpërmbajtur dhe se ata kanë përdorur vetëm spraj, pa shkaktuar lëndime, për të neutralizuar anëtarët e MEK, të cilët po kundërshtonin operacionin e policisë.  Rrumbullaku tha po ashtu se ata kanë tentuar edhe të asgjësojnë provat duke i djegur.

Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike.

Këto kontrolle u kundërshtuan nga banorët e Ashrafit të cilët u përshkallëzuan, duke sjellë përplasje fizike me efektivët e Policisë. Banorët e Ashrafit pretendojnë se policia është sjellë si diktatore në kontrollet e ushtruara brenda kampit, duke akuzuar efektivët për vdekjen e një prej banorëve./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori