LAJMI I FUNDIT:

Shumë të pastrehë në RMV pa dokumente personale

Shumë të pastrehë në RMV pa dokumente personale

Maqedonia e Veriut nuk ka një regjistër ku duhet të bëhet evidentimi i personave të pastrehë dhe kjo bën që institucionet të mos dinë saktë se sa është numri i qytetarëve që nuk mund të përballojnë gjërat më elementare për jetesë, madje as kujdesin shëndetësorë. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur një individ i caktuar është i pastrehë që nuk posedon dokument identifikimi.

Toni Stankovski, pjesëtar i njërës nga shoqatat qytetare të kyçura në projektin “Kujdesu”, thotë se synimi i tyre nuk ka qenë vetëm strehimi i të pastrehëve, por gjithashtu edukimi i tyre se si të sillen në një ambient të ri, të mësohen me shprehitë për ruajtjen e higjienës dhe gjithashtu të atyre u ofrohet ndihmë për nxjerrje të dokumenteve.

“Si organizatë nisëm në proces në kuadër të këtij projekti “Kujdesu”, sepse mund ta bënim atë në një mënyrë më gjithëpërfshirëse duke i sistemuar nëpër dhoma nëpër baraka dhe u japim mbështetje. Gjithashtu u japim ndihmë për nxjerrjen e dokumenteve dhe përfitimin e të drejtave. Në vitin 2022 kemi nxjerrë dokumentet për 11 persona dhe përpiqemi që atë numër ta rrisim. Jo të gjithë personat pa dokumente mund ta ndjekin vet atë procedurë, sepse ose nuk janë të edukuar ose nuk janë mjaftueshëm të informuar”, deklaroi Toni Stankovski, Shoqatë qytetare.


Më shumë se një mijë persona në vend nuk kanë mundur të përballojnë kujdesin shëndetësorë. Ky projekt zbatohet tashmë dy vjet në Maqedoninë e Veriut dhe financohet nga institucionet shëndetësore austriake.

“Përmes këtij projekti janë përfshirë më shumë se 1200 persona. Është shumë me rëndësi që të kemi një qasje të integruar në gjithë këtë. Kjo do të thotë koordinim nga institucionet shtetërore së bashku me organizata të ndryshme humanitare që veprojnë në atë fushë, duhet të përpiqemi të gjithë që t’u ndihmojmë atyre personave”, tha Spase Spasov, “Take Care”.

Sipas të dhënave të Platformës maqedonase, në 2020 kishte rritje minimale të varfërisë krahasuar me vitin 2019. Për dy vitet e fundit ende nuk ka të dhëna. Por sipas analizave në terren, njerëzit janë më të varfër se në vitet e kaluara./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori