LAJMI I FUNDIT:

Kishte humbur syzet, klienti i kërkoi artistes t’ia bëjë tatuazh – videoja që u bë virale

Kishte humbur syzet, klienti i kërkoi artistes t’ia bëjë tatuazh – videoja që u bë virale

Një artiste e tatuazheve ka nxitur reagime të ashpra, pas “kryeveprës” së saj që u shfaq në rrjetet sociale.

Ajo në fakt i bëri tatuazh një burrë kornizën e syzeve që i kishte humbur, transmeton Telegrafi.


Maria Gina Altobeli, që ka në pronësi lokalin që kryen bën tatuazhe në Fondi të Italisë, kishte shpërndarë në TikTok videon ku shihet duke i bërë tatuazh kornizën e syzeve një klienti.

30-vjeçarja pretendonte se ishte një zgjidhje “ideale” për klientin, që duket se kishte humbur kornizën e syzeve. Megjithatë vepra e saj nuk i pëlqeu pothuajse askujt.

Aty edhe filloi tallja si dhe kritikat e ashpra në llogari të saj, duke thënë se nuk dukej aspak ashtu siç pretendohej.

Pavarësisht kësaj, klientit dukej se i pëlqente puna e saj siç edhe mund të shihet në video. /Telegrafi/

@gipsygtattooerIf you lose always your glasses do like him tattoo them ?

♬ Give It To Me – Henrik