LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi seksual për të tretën herë i 11-vjeçares, reagon Rrjeti i Grave të Kosovës

Dhunimi seksual për të tretën herë i 11-vjeçares, reagon Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGk ka reaguar pas lajmit se një e mitur, 11 vjeçare është dhunuar për të tretën herë seksualisht. Dhunimi i tretë seksual ndaj 11-vjeçares  dyshohet se ka ndodhur në strehimoren e sigurisë së lartë.

Në reagimin e bërë nga RrGK thuhet se, dhunimi i 11 vjeçares në strehimore është edhe një dështim institucional, transmeton Telegrafi.

“Dje më 16 qershor, në emisionin ‘Udhëve’ të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, u bë publik edhe një dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, ndaj të miturës 11 vjeçare, e cila ishte e strehuar në strehimoren e sigurisë së lartë, e vetmja strehimore shtetërore nën Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.


Më tej, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë për dështimin institucional në mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore brenda hapësirave të kësaj strehimoreje.

“Dhunimi i një vajze 11 vjeçare brenda një strehimore të sigurisë së lartë shfaq hapur dështimin dhe neglizhimin institucional. Përveç dështimit të qartë në rehabilitimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore, institucioni ngarkon viktimat me vepra penale dhe përsëritjen e traumatizimit”, vijon reagimi.

Tutje, RrGK thekson se “përderisa 11 vjeçarja u dhunua në Parkun e Arbërisë nga pesë persona të ndryshëm, e njëjta u dërgua në strehimore për rehabilitim”.

“Gjatë periudhës kur ajo është dashur që të rehabilitohet dhe të marrë ndihmën e nevojshme për të tejkaluar traumat nga dhunimi, pikërisht në institucion rehabilitues ajo dhunohet përsëri. Për më tepër, vajza tjetër që ka qenë e strehuar aty për të njëjtin qëllim të rehabilitimit, ngarkohet me vepër penale të dhunimit. Kjo tregon qartë dështimin institucional për të ofruar siguri të plotë për viktimat e dhunës me bazë gjinore”.

11 vjeçarja dyshohet se është përdhunuar për herë të tretë, tani në strehimore
Lexo po ashtu 11 vjeçarja dyshohet se është përdhunuar për herë të tretë, tani në strehimore

RrGK kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të shkarkojë menjëherë personat përgjegjës nga strehimorja e sigurisë së lartë dhe të njëjtit të bartin pasojat për veprën penale që ka ndodhur brenda institucionit të tyre.

Gjithashtu, RrGK kërkon nga Prokuroria që të hetojë rastin me seriozitet dhe të sigurojë që viktima të marrë shërbimet e nevojshme.

“Është e rëndësishme që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të gjithë përgjegjësitë për këtë vepër penale të përballen me ligjin dhe të ndëshkohen me përgjegjësi të plotë. RrGK po ashtu bën thirrje që gjatë punës me të miturën të ketë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme”, thuhet mes tjerash në reagim.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

“Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori