Fitimi kundrejt qëndrueshmërisë – Çfarë gjurmë lënë kompanitë me veprimet e tyre (me përgjegjësi)?
Cili është ndikimi real i aktiviteteve të biznesit të kompanisë? Ato ofrojnë mallra dhe shërbime që e përmirësojnë jetën tonë të përditshme, por çfarë gjurmë lënë kompanitë me veprimet e tyre? Si mund ta matim suksesin e biznesit? A bazohet suksesi vetëm në fitim apo duhet të merren parasysh edhe efektet që ai e ka në shoqëri dhe në mjedisin jetësor?
Përgjegjësia shoqërore është temë gjithnjë e më aktuale dhe jemi dëshmitarë se me kalimin e viteve numri i kompanive, të cilat janë të gatshme të lënë mënjanë një pjesë të fitimeve të tyre për të mbështetur komunitetin përmes donacioneve, po rritet. Por a mund të flasim për përgjegjësi reale, nëse sistemi i punës në krijimin e fitimeve për kompanitë është i paqëndrueshëm dhe kontribuon në efekte negative në shoqëri?
Realizimi i fitimit, si një nga prioritetet kryesore të kompanive, nuk duhet të jetë në kurriz të njerëzve dhe mjedisit jetësor. Modeli tradicional i biznesit i fokusuar në fitim po transformohet ngadalë në një mënyrë të re të menaxhimit – me përgjegjësi, etike dhe të qëndrueshme. Përpjekjet për qëndrueshmërinë e korporatave krijojnë hapësirë për gjetjen e një ekuilibri midis nevojave shoqërore, pa e kaluar kufirin deri në të cilin njerëzimi mund të funksionojë dhe të jetojë pa prishur ekosistemin e planetit Tokë.
Në këtë proces, bankat mund të luajnë një rol të rëndësishëm rregullator, duke vendosur kritere parimore në procesin e kreditimit dhe duke e mbështetur zhvillimin e industrive të ndryshme.
Gjatë 20 viteve të fundit të ekzistencës në tregun maqedonas, ProCredit Bank ka vendosur shembull të vërtetë për kompani me përgjegjësi shoqërore, e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së mjedisit jetësor. Banka punon për të minimizuar ndikimin mbi mjedisin jetësor dhe promovon praktika të qëndrueshme, jo vetëm brenda aktiviteteve të saj, por edhe në bashkëpunim me klientët dhe furnitorët. Aplikimi i këtyre masave vullnetare për veprim me përgjegjësi nënkupton edhe vendosjen si prioritet të qëndrueshmërisë afatgjatë të ekonomisë dhe mjedisit jetësor, përballë maksimizimit të fitimit afatshkurtër të bankës.
Në përputhje me standardet e saj etike, ProCredit si shembull i një banke me përgjegjësi e ka përcaktuar listën e aktiviteteve që ndikojnë negativisht mbi shoqërinë dhe mjedisin jetësor e të cilat banka nuk i krediton, si lojërat e fatit (shtëpitë e basteve dhe për bixhoz), terrenet e gjuetisë, prodhimi dhe tregtia e armëve, minierat, angazhimin e punës së detyruar ose emetimi dhe investimi në kriptovaluta. Ky proces është i sistemuar në bankë, duke bërë vlerësim transparent të rrezikut ekologjik dhe ndikimit social në bashkëpunim me çdo klient nëpërmjet kategorizimit, jo vetëm të nivelit të rrezikut për mjedisin jetësor, por edhe të kushteve të punës së punonjësve.
Nëse një kompani e caktuar nuk përmbush standardet e kërkuara dhe nuk është e gatshme të investojë në një sistem përmirësimi, banka e refuzon mbështetjen e kredisë. E njëjta gjë vlen edhe për kufizimet për çdo financim të aktiviteteve që lidhen me minierat e qymyrit, aktivitetet në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, prodhimin dhe tregtimin e plastikës për një përdorim. Banka nuk shikon vetëm nga prizmi i fitimit të saj, por me mbështetjen që e jep kontribuon në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të bizneseve.
Në këtë drejtim, një nga fokuset kryesore të bankës është “kreditimi i gjelbër”, ku 20% e kredive që miratohen synojnë financimin e projekteve që kanë të bëjnë me efikasitetin energjetik, burimet e rinovueshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Nëpërmjet financimit të projekteve të përshtatshme shoqërore, ProCredit Bank promovon ndikim pozitiv në shoqëri dhe mjedisin jetësor, që është në përputhje me misionin e bankës për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë vendase.
Realiteti është se kompanitë mund të kenë ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e praktikës aktuale, e cila do t’i jepte përparësi uljes së efekteve të dëmshme mbi mjedisin jetësor. Në këtë mënyrë do të krijohej hapësira për zhvillimin e një ekonomie më të kujdesshme, ku suksesi i kompanisë nuk do të përcaktohet vetëm nga fitimi i arritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri