Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar me vaksinat e rregullta në kuadër të fushatës “derë më derë” të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH. Vaksina MRP kundër fruthit ka qenë vaksina e cila ka qenë më pak e pranuar, për shkak të dilemave të prindërve mbi efektet e mundshme anësore. Ekipet të cilat kanë qenë në terren thonë se kanë arritur t’i bindin më shumë se 70% e prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP si dhe me vaksinat e tjera të cilat fëmijët nuk i kanë pranuar në kohë të duhur.
0:28 “Gjatë kësaj fushate “nga dera në derë” kemi vizituar 120 familje në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit, komunës së Sarajit si dhe vendbanimet në rrethinë. Mund të themi se 70% e familjeve të vizituara realizuan vaksinimin në pikën tonë, prindërit i sollën fëmijët e tyre. Më së shumti lëshime kishte për vaksinën MRP , prindërit kishin më shumë dilema dhe pyetje sa i përket kësaj vaksine por gjithashtu edhe për disa vaksina të tjera polivalente. Arsyeja për vonesat e dhënies së kësaj vaksine ishte se për shkak se prindërit kishin harruar t’i sillnin fëmijët për vaksinim”, deklaroi Aleksandra Gjosheva Zdravkova, Mjeke.
Imunizimi përmes vizitave derë më derë është realizuar për 4 javë.
“ Gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe pika grumbullimi të njerëzve, u vizituan në më shumë se 200 zona urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u shpërndanë mbi 6,000 materiale për vaksinim rutinë dhe kundër COVID-19. Më shumë se 30 ekipe mjekësore u përfshinë në vizitat në terren, me qëllim prezantimin e përfitimeve të imunizimit rutinë dhe vaksinimit në përgjithësi”, u shpreh Ministria e Shëndetësisë.
Ligjërisht, për refuzimin e vaksinës paguhet gjobë. Megjithatë edhe nëse gjoba paguhet prindi përsëri mbetet i detyruar ta vaksinojë fëmijën. Nëse dy herë me radhë prindi nuk i përgjigjet ftesës për vaksinim atëherë Inspektorati Shëndetësor ka të drejtë të ndërmerr masa të tjera. Fëmijët e pa vaksinuar janë shumë herë më të rrezikuar për tu infektuar nga sëmundje të ndryshme ngjitëse, si dhe të bartin sëmundjet edhe tek persona të tjerë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës