LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi zviceran ka prodhuar 1,000 njësi të mikro-makinës elektrike Microlino

Prodhuesi zviceran ka prodhuar 1,000 njësi të mikro-makinës elektrike Microlino

Prodhuesi zviceran ka shënuar një sukses pasi ka prodhuar 1,000 njësi të mikromakinës elektrike Microlino në fabrikën e tij me bazë në Torino-s, në Itali.

Ndonëse, ndryshe prej automjeteve të tjera, Microlino një makinë me dy ulëse është projektuar për të zëvendësuar makinat më të mëdha në qytete, duke ofruar kështu një version të vogël të aftë që zë vetëm aq hapësirë sa i nevojitet dhe asgjë më shumë, transmeton Telegrafi.

Microlino ka një shpejtësi maksimale prej 90 kilometrave në orë dhe një motor 12.5 kW. Nuk është një central elektrik, por mund t’ju kryejë punë.


Siç thuhet, Microlino duket si një makinë e vogël elektrike me katër rrota, por në të vërtetë është klasifikuar si një “katërçikletë e rëndë” L7e në Evropë.

‘Katërçikletat’ kanë më pak rregulla sesa makinat me madhësi të plotë, duke i lejuar Microlino-s të marrë një rrugë më të shpejtë drejt tregut.

CEO dhe bashkëthemeluesi i Microlino-s, Merlin Ouboter thotë se automjeti ka nevojë për shumë më pak bateri për kilometër rreze se sa makinat elektrike konvencionale pasi automjet ka nevojë shumë më pak energji për të lëvizur. /Telegrafi/