Gjatë 24 viteve të fundit, Sead Dukiq ka jetuar një jetë të qetë së bashku me gruan dhe vajzën në një shtëpi të vogël në Tennessee, SHBA. Por, në fillim të këtij muaji, oficerët e imigracionit bastisën shtëpinë e tij duke pretenduar se mbiemri i tij nuk ishte Dukiq, por Miljkoviq.
Në aktakuzën dhe urdhrin e bastisjes që u zbulua javën e kaluar thuhet se ai është në listën e kuqe të Interpolit dhe se po kërkohet nga autoritetet boshnjake për kryerje të krimeve gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Edhe pse mund të ketë qenë në gjendje të ndryshojë emrin e tij, ai nuk mundi të ndryshonte fytyrën apo shenjat e gishtave. Analizat biometrike ndihmuan në konfirmimin e identitetit të tij të vërtetë, sipas DHS, e cila tha se përdori softuerin e njohjes së fytyrës dhe gjurmëve të gishtërinjve për të përputhur të dhënat e Dukiçit dhe Miljkoviqit.
Ai tani po përballet me akuzat për deklaratë të rreme kur ka aplikuar për marrjen e pasaportës amerikane. Është e paqartë nëse do të gjykohet edhe për krime lufte, raporton forbes.
DHS pretendoi se ai ishte përpjekur të hynte në SHBA dy herë në vitet 1990 me emrin Miljkoviq dhe u përpoq për herë të tretë në vitin 1999 duke përdorur mbiemrin Dukiq. E fundit ishte e suksesshme.
As në kallëzim penal dhe as në urdhër bastisje për këtë rast nuk thuhet se si dhe pse ai është identifikuar si i dyshuar.
Kur Hetimet e Sigurimit të Shtetit bastisën shtëpinë, ndër të tjera, konfiskuan një “kostum ushtarak të huaj”, një flamur serb dhe një plan fluturimi për në Zagreb, sipas dokumentit për ekzekutimin e urdhrit të bastisjes.
Në gjykimin e Sakib Dautoviqit para Gjykatës kantonale në Bihaq për krimet në Klladushë të Madhe në vitin 2012, dëshmitari Enver Hrnçiq, ish-anëtar i Njësisë për sigurinë e objekteve dhe personave të APZB-së, tha se i njihte disa nga të burgosurit dhe dëgjoi prej tyre se ishin torturuar prej Sead Miljkoviqit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
“Trump ka të drejtë”, thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
Iraku legalizon pedofilinë
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!