Administrata gjyqësore në RMV kërkon kthimin e shtesës së pagave deri në 35%
Dolën në protestë për një orë sa kishin marr leje nga puna, por shprehja e revoltës nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Punonjësit e administratës gjyqësore mesditën e së martës protestuan para godinës së Gjykatës Penale në Shkup për rritje të pagave. Në duar mbanin mbishkrimet me kërkesë për rritje 35%. Parulla e tyre ishte:
“Nëse ka paga Evropiane për ju – duhet të ketë paga evropiane edhe për ne”. Kjo është protesta e parë e këtij lloji e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore, të cilët kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të miratojë kërkesën e administratës për kthimin e shtesës së pagave.
“Kërkojmë te Kryetari i Këshillit Gjyqësor të na kthej shtesën e pagave deri më 35% dhe urgjentisht të miratohet ligji për nëpunësit gjyqësor që tani e një vit po zvarritet. Ne marrim pjesë në përpilimin e tij, por nuk i shihet fundi. Ato mjete janë nga buxheti i gjykatave nuk janë nga Ministria e Financave, sepse buxheti i gjykatave mbushet nga mjete të ardhura paushallë të proceseve gjyqësore”, tha Jasmina Veliçkova, Kryetare e Sindikatës së pavarur të shërbimit gjyqësor.
Sa për krahasim, me rritje të pagave të Gjykatësve deri më 78%, tani pagat bruto të atyre që “godasin me çekan” janë mbi 2 mijë deri në 2,600 euro pa llogaritur shtesat e përvojës së punës apo stazhit.
Pagat e Gjykatësve me rritje
Gjykatës në Gjykatën Themelore me pagë bruto prej 138,147 denarë pa llogaritur përvojën në punë
Gjykatës në Gjykatën e Apelit me pagë bruto mujore 152,438 denarë pa llogaritur përvojën në punë
Gjykatës në Gjykatën Administrative me pagë bruto 157,202 denarë pa llogaritur përvojën në punë
Gjykatës në Gjykatën e Lartë me pagë bruto mujore 159,584 denarë pa llogaritur përvojën në punë
Gjykatës në Gjykatën Supreme me pagë bruto mujore 161,966 denarë pa llogaritur përvojën në punë
“Përveç se u refuzua kjo kërkesë, u miratua vendimi që shtesat e pagave të na hiqen edhe për muajin maj. E tregojmë këtë pakënaqësi sepse 90% e të punësuarve në administratën gjyqësore janë në pragun e ekzistencës. Paga mesatare neto për ta është 25 mijë denarë, përderisa shporta e konsumit për një familje katër anëtarësh ka arritur në 50 mijë denarë në muaj”, deklaroi Renata Georgievksa, Zv. Kryetare e Sindikatës së pavarur të shërbimit gjyqësor.
Për shkak të shfuqizimit të nenit të njëjtë me të cilin funksionarët morën rritje të pagave prej 78%, rreth 6 mijë punonjës të administratës gjyqësore kanë mbetur pa shtesa të pagave që i kanë marrë vite me radhë. Nga Sindikata e pavarur e administratës së gjykatave kërkojnë ndryshimin e Rregullores për ndryshe zotohen se pas një jave sërish do të dalin në protestë. Nuk e përjashtojnë as grevën e urisë. Edhe disa vite më parë, për të njëjtën arsye, administrata gjyqësore la vendet e punës për shkak të pakënaqësisë dhe hyri në grevë periudhë më të gjatë për të marrë paga më të larta dhe shtesë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025