Zëri i viktimave të dhunës seksuale u dëgjua edhe në Washington. Kosova ka qenë i vetmi vend që në takimin e pestë të nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, ka folur për sfidat, me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tregon se në fjalimin e saj ka përmendur tensionet në veri dhe traumat e shkaktuara tek kjo kategori e prekur nga lufta.
Udhëheqësja e kësaj qendre, si folëse nga Kosova, deklaron se ka ndarë praktikat e Kosovës në fuqizimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës.
“Pata nderin që të jam folësja e vetme në ‘State Department’ si mysafire e nderit, që në hyrje të këtij samiti, ku ishte një emocion i veçantë, sepse vite më parë, pikërisht në atë podium, puna dhe veprimtarie me viktimat e dhunës seksuale është njohur përmes një çmimi ndërkombëtar siç është ‘gratë e guximshme’. Aty pata mundësi që të adresojë çështjet, me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, të arriturat, sfidat por edhe përvojat e nxjerra nga puna jonë 25-vjeçare dhe ndarja e këtyre përvojave me vende të ndryshme të cilat ballafaqohen me këtë lloj krimi, siç ishte Ukraina, Afganistani dhe vendet tjera, në të cilat dhuna seksuale vazhdon të jetë pjesë e integruar e luftës dhe mjet i luftës”, deklaron ajo.
Rushiti, gjatë një interviste për KosovaPress potencon se në këtë ngjarje, e cila është zhvilluar gjatë tërë javës së kaluar, ka theksuar edhe vështirësitë e vajzave dhe grave të dhunuara seksualisht nga kriminelët serbë.
“Sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale, jo vetëm në Kosovë por edhe çdo kund, natyrisht që janë stigma dhe ballafaqimi me këtë krim. Pastaj dokumentimi, shërbimet psiko-sociale, njohja e tyre ligjore. Por, për dallim nga vendet tjera, të cilat ende ballafaqohen me pasoja, mendoj që Kosova në këtë forum ndërkombëtar, arriti të ndajë përvojën e mirë që është arritur deri më sot dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ende gratë dhe vajzat e Kosovës që kanë përjetuar këtë krim”, shton ajo.
Teksa në veri vazhdojnë tensionet nga protestuesit serbë, Rushiti thotë se ka përmendur edhe ri-traumatizimin e kësaj kategorie.
“Kur flasim për çështjet e sigurisë, pjesë të fjalimit tim e kam pasur edhe relacionin, apo tensionin e krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Pa diskutim që kjo vazhdon të prodhojë trauma dhe destabilitet për grupin që është i afektuar nga lufta. Dhe në këtë perspektivë jam munduar të adresojë krejt tensionin, me të cilin po ballafaqohet shteti ynë i Kosovës”, thekson Rushiti për KosovaPress.
Takimi i nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë është organizuar nga Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë.
“Që nga vitit 2016, kanë filluar të mbahen forume të ndryshme ku është krijuar edhe një network për gratë, paqen dhe sigurinë dhe kësaj radhe udhëheqës dhe nikoqir i këtij event-i është Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë. Me qëllim që gruan, paqen dhe sigurinë të vendos me theks të veçantë, shtetet përfaqësuese, por edhe shoqëria civile arrin të adresojë nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë, qoftë nga rajonet që vijnë, qoftë nga zonat e konfliktit dhe paqes dhe është një takim i cili vendos në theks të veçantë promovimin e të drejtave të grave, qoftë në vendimmarrje, qoftë në siguri, por edhe në ballafaqimin e krimeve të luftës, siç është dhuna seksuale në këtë rast”, thotë Rushiti.
Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë krim, gjykatat vendore kanë dënuar vetëm një person me dhjetë vjet burgim.
Ndryshe, Kosova me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, këtë vit do të organizojë për herë të dytë forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova