LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët
Një ligj që do t’u lejonte grave të Kosovës të bëheshin me fëmijë në formë artificiale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dështoi sërish të miratohet në Kuvendin e Kosovës të enjten. Sipas projektuesve të ligjit e edhe aktivistëve të shoqërisë civile kjo është e padrejtë për gratë që e kanë të pamundur të bëhen me fëmijë në formë natyrale.

Për herë të tretë ka dështuar në Kuvend votimi në parim i Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Ai do të t’ua mundësonte grave që operacionin për fekondim artificial ta kryenin pa pagesë në QKUK.


Por, projektligji që e hapë këtë rrugë, në Kuvend mori pak se 60 vota.

Gjinekologu Curr Gjocaj, që ishte pjesë e komisionit punues të këtij projektligji, po thotë se në klinikë gjithçka është gati për kryerjen e atij operacioni, derisa pret mirëkuptim nga deputetët kundërshtues.

“Çka është më e mira përmes këtij ligj që do të mundësohej që edhe sektori publik mund ta ofronte këtë, por nuk e di sa është i informuar opinion publik ne kemi përparu shumë dhe aty në klinikë është një repart që po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vetëm po prisnim ligjin që gjithçka të fillonte. Por tashmë ngecëm tek ligji e shpresoj që të tejkalohen pakënaqësitë tek një grup i deputetëve”, tha Gjocaj.

Dështon për të tretën herë miratimi i Projektligjit për Shëndetin riprodhues
Lexo po ashtu Dështon për të tretën herë miratimi i Projektligjit për Shëndetin riprodhues

Ndërsa, aktivistë të shoqërisë civile po konsiderojnë që është e padrejtë t’u ndalohet një gjë e tillë grave të cilat kanë dëshirë të bëhen nëna.

“Unë mendoj që është shumë e keqe kjo për gratë të cilat s’mundem me bo fëmijë. Ato kanë me gjetë mënyra tjera me bo fekondimin po unë nuk po e kuptoj pse po votohet kundër sepse kjo sa ja lehtëson atyre që mos me shku në klinika private, po me pas mundësi edhe në të shtetit ku pagesa është edhe më e vogël”, tha Neri Ferizi, aktiviste.

Televizioni ka kuptuar që ky operacion në klinika private kushton deri më 20 mijë euro. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori