LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet 84-vjeçari që kishte rënë në një gropë, ishte raportuar i zhdukur

Shpëtohet 84-vjeçari që kishte rënë në një gropë, ishte raportuar i zhdukur

Sinan Duli, 84 vjeçari i cili rezultonte i humbur është gjetur ditën e premte.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë njoftuar se 84 vjeçari është gjetur i gjallë dhe se ai kishte rënë në një gropë, transmeton Telegrafi.


84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.

Duli është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. /Telegrafi/