MASH-Maqedoni: Çdo tekst shkollor botohet pasi t’i ketë kaluar të gjithë filtrat e procedurës për përpunim
Pas tri thirrjeve publike të pasuksesshme për paraqitjen e autorëve për përgatitjen e tekstit shkollor të gjuhës maqedonase për klasën e 5-të, të publikuar në vitin e kaluar 2022 në mars, qershor dhe korrik, deri në përpjekjen e katërt në muajin gusht është paraqitur ekip autorësh të cilët dorëzuan propozim dorëshkrim, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Gjithashtu, potencojnë nga MASH, më pas është kthyer dy herë në korrigjim nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, për të harmonizuar të gjitha përmbajtjet e propozuara me programin e ri për lëndën përkatëse. Pas miratimit përfundimtar nga Komisioni Nacional për Tekstet Shkollore, përfundimit të marrëveshjes me autorët për bartjen e të drejtës së autorit në prill të këtij viti, teksti shkollor u modifikua grafikisht, pas së cilës u lëshua për botim dhe shpërndarje nëpër shkolla, e cila përfundoi këto ditë.
“I kuptojmë reagimet të një pjese të publikut se teksti shkollor është dorëzuar para përfundimit të vitit shkollor, por njëkohësisht duhet të dihen të gjitha këto informacione të lidhur me procedurën e përgatitjes, miratimit, botimit dhe shpërndarjes së tij. Bëhet fjalë për proces i ndërlikuar që realizohet për çdo tekst shkollor të ri, në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga faktorë prejë shumë faktorëve”, nënvizohet në kumtesë.
Nga MASH potencojnë se ndodh që për lëndë të caktuar të mos ketë interesim për dorëzimin e dorëshkrimeve (tekseve të propozuara) nga autorët dhe pastaj duhet të përsëritet gjithë procesi, si në rastin e tekstit shkollor nga gjuha maqedonase për klasën e pestë, i cili u përsërit madje katër herë.
“Ndodh gjithashtu që të dorëzohen dorëshkrime për të cilat komisionet recensuese do të kërkojnë korrigjime të caktuara që autorët duhet të veprojnë, gjë që prolongon edhe përfundimin e procedurës. Problem lind edhe në mungesën e recensentëve të cilët kanë rolin kryesor në dhënien e mendimeve për dorëshkrimet”, kumtuan nga MASH.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi Pedagogjik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra e Arsimit e Trajnimit dhe Komisioni Nacional i Teksteve Shkollore do të vazhdojnë të punojnë në interes të nxënësve, duke zbatuar të gjitha procedurat për përgatitjen e teksteve shkollore të reja dhe cilësore , transparente dhe sipas rregullës ligjore.
Shtojnë se kjo është një nga komponentët e reformës së sistemit nacional arsimor, i cili është në rrjedhë dhe do të vazhdojë të implementohet në faza në përputhje me planin e miratuar përmes qasjes inkluzive me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri