LAJMI I FUNDIT:

Në takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke, Bislimi kërkon dënimin e sulmeve të bandave kriminale në veri

Në takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke, Bislimi kërkon dënimin e sulmeve të bandave kriminale në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Në komunikatë thuhet se në takim u bisedua mbi zhvillimet në veri të Mitrovicës dhe progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit.


Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren dhe mbi procesin e dialogut, veçanërisht takimet e mbajtura muajin e kaluar në datat 2 dhe 15 maj.

Përveç kësaj, Bislimi i kërkoi Zyrës Ndërlidhëse greke dënimin e sulmeve të bandave kriminale në veri.

“Mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/