LAJMI I FUNDIT:

Aksident i shumëfishtë në Fushë-Milot, raportohet për të plagosur

Aksident i shumëfishtë në Fushë-Milot, raportohet për të plagosur

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak çaste më parë në pranë fshatit Fushë-Milot.

Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autmjete dhe tre motoçikleta, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.


ABC News mëson se drejtuesit e motoçikletave janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në këtë segment rrugor.

Nga pamjet e siguruara duken qartë pasojat e aksidentit, ku traileri ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të karrexhatës.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave. /Telegrafi/