LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që u zhdukën një muaj më parë në xhunglën e Kolumbisë janë gjallë, ekipet e shpëtimit gjetëm gjurmë që ata i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit

Fëmijët që u zhdukën një muaj më parë në xhunglën e Kolumbisë janë gjallë, ekipet e shpëtimit gjetëm gjurmë që ata i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit

Katër fëmijë të humbur në xhunglën e Amazonës pas një rrëzimit të aeroplanit gati një muaj më parë besohet se janë gjallë, thonë zyrtarët ushtarakë, ndërsa kërkimet vazhdojnë në terrene të paarritshme.

Sipas informacioneve jozyrtare, katër fëmijë, më i madhi prej të cilëve 13 vjeç dhe më i vogli 11 muajsh, po enden në xhungël pas rrëzimit të një aeroplanin në juglindje të Kolumbisë më 1 maj, transmeton Telegrafi.


Rrëzimi i aeroplanit i mori jetën nënës së fëmijëve, Magdalena Mukutui Valencia, pra pilotit dhe një lideri indigjen. Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të fëmijëve kur ushtria kolumbiane gjeti copëzat e aeroplanit.

Më shumë se 100 burra janë përfshirë në kërkimin të katër fëmijëve, dhe zyrtarët që drejtojnë misionin thonë se ka “shumë të ngjarë” që fëmijët të jenë ende gjallë për shkak të të dhënave që kanë gjetur.

E dhëna më e fundit për vendndodhjen e mundshme të fëmijëve është një gjurmë e gjetur në baltë të xhunglës, që zyrtarët ushtarakë besojnë se është ajo e 13-vjeçares Leslie, më e vjetra nga fëmijët e zhdukur.

Me ndihmën e imazheve satelitore, shpëtuesit zbuluan rrugën që morën fëmijët nga copëzat e aeroplanit dhe në të njëjtën kohë shpëtuesit hasën në disa sende të tyre, një strehë të improvizuar, fruta gjysmë të ngrënë. Javën e kaluar ata gjetën një palë këpucë dhe një pelenë.

“Në bazë të provave konstatuam se fëmijët janë gjallë. Do të ishte e lehtë t’i gjesh nëse do të ishin të vdekur, sepse qentë nuhatës do t’i kishin gjetur”, tha udhëheqësi i ekipit të shpëtimit, gjenerali Pedro Sánchez.

Në mëngjesin e 1 majit, një aeroplan Cessna 206 u largua nga zona e xhunglës e njohur si Ararakuara, dhe u nis për në qytetin e San Jose del Guaviare në Amazonën kolumbiane.

Pak minuta pas udhëtimit prej 350 kilometrash, piloti raportoi probleme me motorin dhe aeroplani u zhduk nga radarët.

Midis 15 dhe 16 majit, ushtarët gjetën trupat e tre të rriturve dhe mbetjet e aeroplanit në bimësi të dendur. Por fëmijët ishin zhdukur.

Rreth 200 ushtarë dhe vendas pastruan xhunglën e dendur prej rreth 320 kilometra katrorë. Forcat Ajrore hodhën 10,000 fletushka në pyll me udhëzime në spanjisht dhe në gjuhën indigjene Huitoto, duke u fëmijëve të qëndronin aty.

Fletushkat përfshinin gjithashtu këshilla për mbijetesë dhe ushtria u hodhi fëmijëve pako ushqimore dhe ujë në shishe.

“Të dielën, ushtria vendosi reflektorë të fuqishëm me rreze deri në tre kilometra në zonë, në mënyrë që të miturit të mund të na afroheshin”, tha një anëtar i ekipit të kërkimit, koloneli Fausto Avelaneda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori