LAJMI I FUNDIT:

Lutfiu: Lugina mbetet vendi më i diskriminuar, jo vetëm në Evropë

Lutfiu: Lugina mbetet vendi më i diskriminuar, jo vetëm në Evropë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovë, ku protestuesit serbë po sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarët.

Lutfiu ka thënë se me  shqetësim të thellë po përcjellin gjendjen e rënduar në veri të Kosovës, ku po sulmohen Policia e Shtetit, trupat e KFOR-it dhe gazetarët e mediumeve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, të cilët janë në shërbim të rendit dhe lirisë, nga grupe e individë me maska.

“Situata e rënduar në komunat veriore të Kosovës na bën të ndjehemi edhe më keq kur kujtojmë qasjen diskriminuese dhe shtypëse të Serbisë karshi qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe mungesën e një serioziteti ndërkombëtar për të ofruar një perspektivë të qëndrueshme në raport me shqiptarët pakicë”, ka shkruar Lutfiu në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai tholtw se Lugina e Preshevës ndjehet tërësisht e përjashtuar nga Serbia. “Megjithatë qytetarët e Luginës janë pjesë e institucioneve të ndërtuara nga ky shtet dhe nuk barrikadojnë në asnjë rrethanë asnjë përpjekje për ndryshime pozitive. Fatkeqësia është se nuk ka përpjekje të tilla dhe Lugina vazhdon të jetë vendi më i diskriminuar, jo vetëm në Evropë”, tho.

“Pavarësisht kësaj, apeli ynë është që të jemi pjesë e zgjidhjeve të përhershme, duke respektuar të drejtat legjitime të pakicave, pavarësisht nacionalitetit që përfaqësojnë”, ka shkruar Lutfiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori