Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për gjendjen dhe respektimin e lirive fetare në botë, në pjesën për Maqedoninë e Veriut, ka nënvizuar problematikën e mos akreditimit të shkollave të mesme fetare në vendin tonë. Aty cekët vështirësitë e regjistrimit të maturantëve nga këto shkolla të mesme në universitetet shtetërore të vendit tonë. Edhe pse ishte premtuar që vite më parë, shkolla e mesme islame – Medreseja “ISA BEU” dhe ajo krishtere – ortodokse, vazhdojnë të mbeten jashtë listës së shkollave të mesme publike në vend, ndërkohë që maturantët që diplomojnë në këtë shkollë të mesme, tashmë edhe zyrtarisht ju mohohet e drejta për regjistrim në universitetet publike.
Në raport e fundit të publikuar nga DASH, thuhet se shkollat e mesme fetare të KOM-OA dhe BFI-së, kanë mbetur të paakredituara dhe maturantët e tyre nuk mund të regjistrohen në universitetet laike sepse nuk kanë të drejtë të marrin provimin shtetërorë që Ligji për Arsimin e Lartë kërkonte të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të kalonin për t’u regjistruar në universitete. “Maturantët nga shkollat e mesme fetare KOM-OA dhe BFI, megjithatë, mund të regjistroheshin pa u dhënë provimin shtetërorë vetëm në Fakultetin e Ortodoksisë dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Qeveria, KOM-OA dhe BFI punuan së bashku gjatë vitit për të zgjidhur disa dallime në rregullimin dhe akreditimin e shkollave fetare. Deputetët e koalicionit Qeverisës thanë se kanë hartuar amendamentet e Ligjit për arsimin e mesëm të vitit 2020, të mbështetur nga dy grupet fetare dhe që do të institucionalizonin shkollat e mesme fetare. Pasi të miratohen, amendamentet do t’i japin statusin e shkollës shtetërore dhe financimin shtetëror shkollave të mesme të krishtera ortodokse dhe medresesë islame, ku do t’i lejojë shkollat të funksionojnë pa ndërhyrjen e Qeverisë. Qeveria, KOM-OA dhe BFI arritën një kompromis në korrik që programet e shkollave të mesme fetare të përmbajnë 55 për qind lëndë të përgjithshme laike dhe 45 për qind lëndë fetare. Parlamenti, megjithatë, nuk mbajti seancën e kërkuar të komisionit për amendamentet e propozuara”, thuhet në raportin e DASH.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka ndarë gjithsej përafërsisht 25 milionë denarë për këto dy fakultete për vitin shkollor 2022-2023. Në raport ceket që përfaqësuesit e BFI-së kanë thënë se pavarësisht negociatave të vazhdueshme për ndryshimet në ligjin e arsimit, Qeveria vazhdoi të vononte certifikimin e medreseve të drejtuara nga BFI që dëshironin të merrnin akreditim. “Kjo ishte një arsye tjetër, përveç detyrimit të provimit kombëtar, që studentët e atyre shkollave nuk mund të regjistroheshin në universitetet laike. Më 1 shkurt, me kërkesë të kryeministrit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i CRRCG-së, Darijan Sotirovski, u takuan me krerët e pesë grupeve fetare të përmendura në kushtetutë – Kryepeshkopin Stefan KOM-OA, kreun e BFI-së, Reisul-Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetat, Imzot Kiro Stojanov i Kishës Katolike; Pepo Levi i Komunitetit Hebre dhe Marjan Dimov nga EMC – të cilët shprehën vlerësimin e tyre për vëmendjen e nivelit të lartë të qeverisë ndaj interesave të komuniteteve të tyre fetare”, thuhet në raport.
Drejtori ekzekutiv i Horizon Civitas, Samet Shabani për gazetën KOHA, ka deklaruar se është e papranueshme që studentët e shkollave fetare në shekullin 21 akoma nuk i gëzojnë të drejtat e barabarta me bashkëmoshatarët e tyre që vazhdojnë arsimimin në shkolla tjera. “Deputetët që janë zgjedhur me votat tona, vazhdojnë të luajnë me fatin e nxënëseve duke e shtyrë zgjidhjen me anulimin e seancave. Nëse propozim-ligji nuk kalon deri në korrik, me shumë gjasa zgjidhja do ngelë për vitin e ardhshëm, që i bie të kemi edhe një gjeneratë më tepër të diskriminuar sistemikisht. Si aktivist i shoqërisë civile i ftoj deputetët në përgjegjësi sa më të hershme dhe të shpejtë”, u shpreh Shabani.
Ndryshe nga BFI, vazhdimisht janë ankuar për këtë problematik dhe thonë se si pasojë e tendencave dhe faktorit politik, kjo çështje ka ngelur pezull dhe pa asnjë epilog konkret edhe pse kërkesat dhe përpilimi i organizimit mësimor në këtë institucion edukativo-arsimor është rregulluar çdoherë në përputhje sikurse është kërkuar nga MASH-i. Nga ana tjetër, deri më tani edhe pse ka qenë e ndaluar disa universitete i kanë pranuar maturantët nga këto shkolla në fakultetet e tyre. Me çka këto veprime pasuan ku para dy viteve MASH, solli një vendim për largimin e studentëve që kanë kryer shkollimin e mesëm fetar. Në vendimin e nënshkruar nga ish-ministrja Milla Carovska, theksohej se nxënësit e këtyre shkollave të mesme fetare nuk e kanë kryer Maturën Shtetërore dhe bazuar në Ligjin për Arsimin e lartë në fuqi, të njëjtit nuk mund të regjistrohen në universitete. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite