LAJMI I FUNDIT:

Një nënë u kritikua shkaku i reagimit të çuditshëm kur mësoi gjininë e fëmijës që po pret

Një nënë u kritikua shkaku i reagimit të çuditshëm kur mësoi gjininë e fëmijës që po pret

Zbulimi i gjinisë së foshnjës është zakonisht një përvojë e mrekullueshme dhe emocionale për shumicën e prindërve, por në raste të rralla mund të jetë shumë e pakëndshme.

Një nënë shpërndau një video të festës së zbulimit të gjinisë së foshnjës së saj në TikTok që tronditi njerëzit dhe shkaktoi reagime.


Reagimi i saj i çuditshëm për faktin se ajo po lind një vajzë tjetër, habiti të gjithë ata që e panë postimin.

@aintyoukyb Yall I’m still in shock. #fyp #genderreveal #chicago #idkanymore ♬ original sound – aintyoukyb

Kur gruaja shtatzënë zbuloi se do të lindte një vajzë tjetër dhe jo djalin që kishte shpresuar qartë, ka reaguar në një mënyrë mjaft të pabesueshme. Ajo përmbysi tavolinën dhe grisi thuajse të gjitha balonat rozë, duke i lënë të ftuarit e saj të tronditur nga sjellja e saj.

Komentet negative menjëherë u bënë virale edhe në TikTok.

“Sa mosmirënjohëse është kjo, do të merrja dhuratat që solla dhe do të largohesha”, “Nuk mund ta besoj që një nënë e ardhshme sillet kështu”, “Disa njerëz vërtet nuk dinë të vlerësojnë atë që kanë, është e trishtueshme” , janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/