Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të grupimit të rithemelimit, ku foli në lidhje me aksionin opozitar pas zgjedhjeve të humbura të 14 majit.
Berisha në fjalën e tij theksoi se kryefjalë e deputetëve të opozitës duhet të jetë farsa elektorale e 14 majit.
Ai shtoi se deputetët demokratë do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me blerjen e votave në 14 maj.
“Ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore të trajtimit, krejtësisht pa asnjë lloj reflektimi tjetër, përveç atij që shprehu Edi Rama se Kodi Zgjedhor është kinezëri. Është kinezëri për KQZ-në, për gjykatën që ka ngritur, pa le më për SKAP-in e partisë që është institucioni më i skllavëruar”, tha Berisha.
“Çdo padi e jona është hedhur poshtë me absurditet, pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë (Prokuroria e Posaçme SPAK). Për SKAP-in rëndësi ka urdhri i Ramës. Po marrim vetëm aktin e blerjes së votës me shpërblim, me ryshfet të 670 mijë zarfave. SKAP-i thotë se kjo lejohet në zgjedhjet lokale pasi kështu ka thënë KQZ-ja”, tha Berisha.
“A ka dhunim më flagrant të ligjit se ky? Kushtetuta kurrë në asnjë vend nuk mund të ndajë blerjen e votës në zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje lokale, përveçse në Shqipëri. Këtë e sanksionon Edi Rama, që thotë se Kodi Zgjedhor është një kinezëri”, tha ai.
“Të gjitha çështjet e dërguara, janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë. Ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit, karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Prandaj, të dashur deputetë, duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Evropës”, shtoi Berisha.
“Ne po përgatisim raportin. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh. U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësit, Lushnjes. U liruan nga burgu të tjerë. U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate”, tha ai.
“Burgje që votonin 100 përqind, njëlloj si në diktaturë për qeverinë. Nuk kishte ndodhur kurrë. Në burgun e grave në Tiranë, 45 vota për hajdutin Erion Veliaj dhe vetëm vota e vëzhguesit për Belind Këlliçin”, sqaroi Berisha.
“Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosur. Të burgosurit për krime të rënda janë kërcënuar se në rast se nuk bindin, nuk garantojnë kaq vota në burg, do transferohen në regjim special”. tha ish-kryeministri.
“Komisioni hetimor do i nxjerrë të gjitha këto. Të gjitha këto janë të dokumentuara, se si kanë vepruar këta bosë nëpër burgje për të siguruar votat nëpër burgje”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit