Kanë mbetur edhe pak ditë deri në datat zyrtare të edicionit jubilar të festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”, i cili do mbahet më 27 dhe 28 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Tashmë është publikuar programi i plotë i folësve të këtij edicioni, me emra të njohur në botë nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
Ashtu siç është njoftuar paraprakisht, “DOKU.TECH” këtë edicion do të sjell fjalime speciale nga përfaqësues të OpenAi (ChatGPT), siç është fjalimi online i Mira Muratit – Shefe e Teknologjisë në “OpenAI” si dhe fjalimi i Pamela Mishkin – Anëtare e Stafit Teknik në “OpenAI”, e cila do jetë prezente edhe fizikisht në Pallatin e Rinisë.
Në mesin e folësve të tjerë janë edhe:
Kasia Odrozek – Drejtore e Insights | Mozilla Foundation;
Fatos Ismali – Senior Data & Arkitekt i Zgjidhjeve IA në Microsoft, UK;
Ralph Talmont – Drejtor Kreativ & Zyrtar i Komunikimeve, Collectico / Themelues, Art in a Place of Work;
Paulina Chotrova – Themeluese dhe CEO e kompanisë softuerike PSK Group Lt;
Nikolay Chotrov – Inxhinier i Software & Hardware. Pronar i patentave të teknologjisë, eksplorues i teknologjisë së thellë, robotikës dhe protetikës;
Maciej Kuziemski – Drejtor Menaxhues i Filantropisë për Ndikim, iniciativë në Evropë Qendrore;
Jelena Memet – Feministe, aktiviste e paqes në Serbi dhe rajon. Themeluese i Programit Shkolla Feministe Pranverore, si dhe
Shermin Voshmgir – Autore e librit më të shitur “Token Economy” / Themeluese e Token Kitchen dhe BlockchainHub, Berlin.
Në agjendë janë të përfshira jo vetëm diskutime nga folës të shquar ndërkombëtarë, por dhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.
Gjatë 10 viteve të fundit, “DOKU.TECH” ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhe sipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, “DOKU.TECH” ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë së teknologjisë së Kosovës.
Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e “DOKU.TECH”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
ChatGPT jashtë funksioni
Inteligjenca Artificiale në rritje mes bizneseve evropiane: Si po e përdorin atë?
BE-ja nuk do të shes videolojëra në Rusi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?