LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shkupi është në kaos për shkak të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit

LSDM: Shkupi është në kaos për shkak të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit

Për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe qeverisjes shpërdoruese të OBRM-PDUKM-së, Mickoskit dhe kryetares Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit sot është në kaos, me xhirollogari të bllokuar dhe në prag të falimentimit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro para publike dhe e sollën Shkupin në falimentim, ndërsa falimentimi nënkupton shembje të plotë të sistemit të qytetit, institucione jofunksionale, shërbime edhe më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit.

Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit.


Të gjitha parakushtet për mbajtjen e një seance të tillë janë plotësuar dhe seancën duhet ta caktojë kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski nga OBRM-PDUKM.

Qytetarët janë të zhgënjyer nga pushteti jokompetent i qytetit të OBRM-PDUKM-së, i cili ka kryetarin e Këshillit, shumicën në Këshill dhe shumicën në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike të Shkupit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori