LAJMI I FUNDIT:

Shkoi me dhimbje të mëdha barku, mjekët në Indi i nxjerrin burrit nga barku shishen e plastikës të shamponit

Shkoi me dhimbje të mëdha barku, mjekët në Indi i nxjerrin burrit nga barku shishen e plastikës të shamponit

Një burrë është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për t’ju shpëtuar jeta – duke ia hequr shishen e plastikës së shamponit për flokë që i kishte mbetur në bark.

55-vjeçari nga Madhya Pradesh, Indi – kishte një shishe shamponi në abdomen, të cilën dyshohet se e kishte përpirë të tërën, transmeton Telegrafi.


Mjeku Manoj Chowdhary arriti t’i largojë shishen gjatë një intervenimi kirurgjik. E ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qarkun Chhatarpur gjatë 16 majit, por nuk dihet sesi shishja e plastikës përfundoi në barkun e tij.

Ky nuk është rasti i vetëm që mjekët në Indi ballafaqohen me gjëra të pazakonte që i nxjerrin nga trupi i njeriut. Në shtator, mjekët në New Delhi nxorën nga barku i një 27-vjeçari një shishe deodoranti.

Ai kishte shkuar në spital me dhimbje të mëdha barku, e pas kryerjes së rëntgenografisë, është konstatuar se bëhet fjalë për shishe deodoranti që i kishte mbetur në bark.

Njëjtë sikurse rasti i fundit, edhe tek ky i ri nuk dihet sesi kishte përfunduar shishja në barkun e tij. /Telegrafi/