I akuzuari Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se ka luftuar dhe ka mbrojtur popullatën civile.
Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” po akuzohet se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë H.P nga shtëpia e tij dhe pas disa ditësh trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.
“Krejt janë pallavrat e këtyre që kanë pasur telashe, probleme mes vete. Mes vete këta familja kanë pas, Përteshëve në mes vete. Unë kam luftu për vendin tim dhe jam shumë krenar kur kam mbrojtur popullatën civile, jam vetëm një çlirimtar”, ka thënë Shala.
Këtë deklarim, Shala e ka dhënë duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të tij, avokatit Blerim Mazreku, lidhur me atë nëse kishte diçka tjetër të deklarojë pas dëgjimit të dëshmitarëve në këtë gjykatë.
Paraparakisht, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Blerim Kuqi, i cili ka thënë se Nuhi Zyrapin e ka takuar pas luftës shumë herë, mirëpo për çështjen e të ndjerit H.P asnjëherë nuk kanë biseduar.
Kuqi ka thënë se mes familjes së tij dhe familjes Zyrapi, asnjëherë nuk është përmendur emri i të akuzuarit Shala apo ndonjë person me nofkën “Molla e Kuqe”.
Ai ka deklaruar se personi me emrin Sokol është kushëriri i Nuhi Zyrapit dhe se gjatë luftës e kishte takuar në shtëpinë e këtij të fundit.
Në fund, dëshmitari Kuqi ka thënë se qëllimi këtu është të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe jo të dënohet i akuzuari Shala.
Vërejtje në deklarimet e dëshmitarit Kuqi, ka paraqitur prokurori Haki Gecaj dhe përfaqësuesi i të dëmtuarit Zenel Përteshit, avokati Asdren Hoxha.
Pas kësaj, me pajtimin e palëve seanca e sotme është ndërprerë, kurse e radhës është caktuar të mbahet më 7 qershor 2023, me ç’rast do të jepet fjala përfundimtare e palëve për këtë çështje penale.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, duke e dënuar me 14 vjet burg.
Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.
Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme, kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Natal Bullakaj.
Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.
Ish-komandanti i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën H.P.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, A.P, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël, raporton betimiperdrejtesi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025