Prej më shumë se dhjetë vitesh, rrugët “Lah Nimani” dhe “Ali Zeneli” në Mitrovicë ndodhen në gjendje të rëndë.
Të shkatërruara krejtësisht në të gjithë gjatësinë e tyre, këto rrugë që ndodhen në qendër të qytetit dhe në të cilat jetojnë rreth 900 ekonomi familjare me mbi 5 mijë banorë, janë kthyer në shqetësim për banorët e këtushëm.
Të mbushura me gropa, gjatë gjithë stinës së dimrit janë me ujë dhe baltë, por edhe gjatë stinëve tjera, përveç pluhurit, sa herë që ka reshje shiu, ujërat vërshojnë nëpër këto rrugë, duke u bërë pengesë për këmbësorët, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve.
Rrustem Beqiri banor i “Ali Zeneli”, rrugën e quan katastrofë.
Ai për të dalë në dyqan ose për ta hedhur bërllokun, detyrohet të mbathë çizme për shkak të gropave në rrugë të cilat janë përplot me ujë, ndërsa sa herë që del me automjet, thotë se shkon rreth e rrotull dhe shumë më larg, vetëm për t’iu ikur këtyre gropave.
“Katastrofë, unë nuk po mundem me pa midis qytetit këtë rrugë kështu. Në Bajgorë, prej dyerve të shtëpisë dhe deri te rruga janë 100 metra dhe e kam asfalt, ndërsa këtu nuk po mundem me dalë me veturë e as këmbë në dyqan. Nuk e di çka po ndodhë kështu. Faji është te komuna. U bëmë gaz, nuk po mundem bërllokun me gjuajt pa i mbath çizmet. Dhjetë vjet i ka sigurisht. Veturat po shkatërrohen, unë rreth e rreth po duhet me shku për shkak të gropave”, thotë Beqiri.
Edhe Elvane Ferri, banore e kësaj lagjeje, ankohet për gjendjen e rrugës në të cilën jeton, duke thënë se është e tmerrshme që në qendër të Mitrovicës të mbeten rrugët në këtë gjendje.
Ajo fajëson Komunën për mos angazhim në rregullimin e këtyre rrugëve ndër vite.
“Nuk kam fjalë dhe s’do koment, kjo është tmerr. Në qendër të Mitrovicës me mbet kjo rrugë kështu është e tmerrshme. Unë jam banore e kësaj lagjeje më shumë se dy vite, kjo është kështu edhe më herët, nuk kam fjalë, mundeni me pa edhe vetë. Faji është i Komunës, vite e vite më parë është kjo gjendje, nuk është kjo tash”, thotë Ferri.
Se gjendja e mjerueshme e këtyre rrugëve është prej shumë vitesh thotë edhe Ideal Mehmeti, i cili thekson se organet kompetente nuk ndërmarrin asgjë.
“Kjo rrugë është e tmerrshme, që sa vite është kështu dhe askush nuk ndërmerr asgjë, tmerr”, thotë ai.
Në anën tjetër, Edison Tërnava, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Mitrovicë, ka pranuar se rrugët “Lah Nimani” dhe “Ali Zeneli” në qytetin e Mitrovicës kanë paraqitur sfidë të madhe për komunën ndër vite, për shkak të kontesteve gjyqësore të disa objekteve në atë lagje.
Sipas tij, tashmë veç pjesa e madhe e objekteve të cilat kanë qenë pengesë janë shpronësuar dhe Komuna ka arritur marrëveshje me pronarët e këtyre pronave për kompensim.
Ai shton se në muajin qershor do të fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve të kësaj lagjeje, ndërsa premtoi projekt modern me kosto mbi 1 milion euro i cili do të përfundojë brenda 16 muajve.
“Janë mbi dhjetë vite proces që ka ngecur në disa prona ku ka pasur probleme gjyqësore dhe të ndryshme. Gjatë periudhës njëvjeçare të qeverisjes ne kemi arritur që t’i eliminojmë një pjesë të madhe të kontesteve gjyqësore, kemi arritur t’i shpronësojmë. Telashet kanë qenë tek objektet në fillim të rrugës. Kemi arritur marrëveshje me ata banorë që të këmbehen ato prona me një parcelë komunale. Shpresoj se muaji qershor ka me qenë muaj në të cilin kemi për të bërë hapjen e asaj rruge. Është një projekt i cili ka me qenë shumë modern, flasim për një rrugë me katër korsi, hapësira të gjelbëruara, shteg për biçikleta, trotuare të zgjeruara dhe një sistem të ri të kanalizimit që do të përfshijë të dy anët e rrugë. Sa i përket çmimit, sa kam njohuri ka qenë mbi 1 milion euro investimi, ndërsa koha e paraparë për përfundimin e punimeve është 15-16 muaj, po flasim për ditë pune”, sqaroi Tërnava. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore