Zgjedhjet lokale në Shqipëri po konsiderohen fitore absolute e Partisë Socialiste dhe debakël politik për opozitën.
Derisa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ku deri më tani dihet se nga 61 bashki, PS-ja ka fituar 34 sosh, kurse opozita vetëm shtatë, njohësit e zhvillime politike vlerësojnë se opozita duhet të reformohet që të bëhet alternativë e besueshme për qytetarët atje.
Analisti në Shqipëri, Lutfi Dervishi, thotë për KosovaPress se zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri janë fitore e qartë e Partisë Socialiste.
Ai përmend rënien e opozitës dhe veçmas të PD-së në bastionet e veta, sikur në Shkodër.
Sipas tij, opozita ka fituar në bashki të dorës së dytë apo të tretë.
“Ka një fitore të qartë të Partisë Socialiste, një performancë të dobët të opozitës për shkak të disa faktorëve por edhe ndasive që ka mes opozitës. Në rezultate befasuese ishte rënia e Shkodrës që ka qenë një qytet e qeverisur nga forcat djathta dhe PD-ja, përgjatë 33 viteve të fundit. Tirana nuk është se ka ndonjë histori, në kuptimin e rikonfirmimit në detyrë të kryetarit Veliaj, kjo edhe për shkak të avantazhit të dukshëm që ka kur janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit. Pritet që nesër të konfirmohet rezultati i 61 bashkive për gjithë Shqipërinë. Koalicioni Bashkimi për Fitoren ka arritur të marrë një rezultat të dobët, kryesisht 5-6 bashki të dorës së dytë apo të tretë”, thotë ai.
Edhe njohësi i zhvillimeve politike në Shqipëri, Ben Andoni, thotë se zgjedhjet lokale në Shqipëri janë dështim i opozitës.
Megjithatë, ai vlerëson se procesi i djeshëm zgjedhor ka pasur ngecje të mëdha në administrimin zgjedhor, fillimisht me identifikimin elektronik.
Ai përmend edhe shitblerjen e votave, e cila sipas tij po bëhet në mënyrë të sofistikuar.
“Duket se në këto zgjedhje ka pasur ngecje shumë të mëdha. E para me identifikimin biometrik, e dyta me trajnimin e numëruesve, komisionarëve dhe të gjithë pjesës që duhet të merren me zgjedhje. Ka pasur një gatishmëri jo shumë të madhe të pajisjeve elektronike, të cilat një pjesë janë marrë gati ditët e fundit, pa u kontrolluar. Kjo solli probleme që ne në disa vende kaluam sërish në identifikimin manual, pastaj edhe votimin. Të gjitha këto treguan se akoma administrata jonë vuan problematika të mëdha, të cilat më shumë rrjedhin në fryrje të madhe të administratës dhe politizimin. Tani ka ardhur koha që KQZ-ja të jetë një institucion absolutisht apolitik”, deklaron Andoni.
Në anën tjetër, analisti Dervishi, thotë se opozita në Shqipëri duhet të ketë reflektim të brendshëm pas zgjedhjeve lokale dhe jo të kontestojë në mënyrë apriori rezultatet.
“Opozita ka nevojë për reforma dhe figura të reja që të bëhet një alternativë e besueshme. Ka nevojë që të paraqitet disi më ndryshe, pasi pesha e madhe e pushtetit që ka marrë PS-ja prej 10 vitesh në pushtetin qendror dhe tashmë merr shumicën e pushtetit lokal do të duhej të ishte një avantazh për opozitën, por nuk është përkthyer. Reflektimin e brendshëm përveç dosjes së kontestimeve që nuk do të mungojë, duhet të jenë parësore”, deklaron ai.
Ndërkaq, Andoni, thotë se humbja kaq e madhe e opozitës, përkundër që PS-ja është në pushtet që 10 vjet është lajm i keq për demokracinë në Shqipëri.
“Ky është një lajm shumë i keq për opozitën shqiptare. Shpresoj që në mes të tyre të gjenerohen rryma të reja, forca, por e shikojë shumë të vështirë. Partia Demokratike legale që mund të bënte diçka, jo vetëm që nuk arriti të bënte diçka, por një pjesë e tyre u bashkua me zotëri Berisha dhe bënin fushatë me të”, thekson ai.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një numër të madh të bashkive në Shqipëri, ku deri tani dihet që Partia Socialiste ka fituar në 34 bashki.
Ndërsa, koalicioni Bashkë Fitojmë, do t’i drejtojë shtatë bashki.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste ka fituar në Lushnje, Sarandë, Cërrik, Patos, Librazhd, Rrogozhinë, Bulqizë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Tropojë, Dropull, Përmet, Skapar, Poliçan, Konispol, Këlcyrë, Fushë-Arrës, Libohovë, Pustec, Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonjë, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan, Delvinë dhe Vlorë.
Ndërkohë në Shkodër deri tani janë numëruar 243 qendra të votimit nga 247 sa janë gjithsej.
Aty po prin kandidati i PS-së, Benet Bahri Beci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025