LAJMI I FUNDIT:

Nuk po bëhet mjaftueshëm për të kontrolluar AI, thotë profesori britanik

Nuk po bëhet mjaftueshëm për të kontrolluar AI, thotë profesori britanik

Një nga profesorët “në ballë” të inteligjencës artificiale ka thënë se ministrat nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur nga rreziqet e makinave super-inteligjente në të ardhmen.

Në kontributin e fundit në debatin rreth sigurisë së zhvillimit gjithnjë e më të shpejtë të AI, Profesori britanik Stuart Russell i tha Times se qeveria hezitonte të rregullonte industrinë pavarësisht shqetësimeve se teknologjia mund të dilte jashtë kontrollit dhe të kërcënonte të ardhmen e njerëzimit, përcjell Telegrafi.

Russell, një pedagog në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ish-këshilltar i qeverive të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha për Times se ishte i shqetësuar se ChatGPT, i cili u publikua në nëntor, mund të bëhej pjesë e një makinerie super-inteligjente që nuk mund të kufizohej.


Pas daljes së ChatGPT vitin e kaluar, i cili është përdorur për të shkruar prozë dhe tashmë ka shqetësuar pedagogët dhe mësuesit për përdorimin e tij në universitete dhe shkolla, debati është intensifikuar për sigurinë e tij në planin afatgjatë.

Ndërkohë Elon Musk, themeluesi i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it, dhe bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak, së bashku me 1000 ekspertë të AI, shkruan një letër për të paralajmëruar se kishte një “garë jashtë kontrollit” që po ndodhte në laboratorët e AI dhe bënë thirrje për një pauzë në krijimin e AI në shkallë të gjerë.

Letra paralajmëronte se laboratorët po zhvillonin “mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush, madje as krijuesit e tyre, nuk mund t’i kuptojnë, parashikojnë ose kontrollojnë me besueshmëri”.

Siç vënë në pah mediat, ekziston edhe shqetësimi për aplikimin e tij më të gjerë.

Një komitet i Dhomës së Lordëve këtë javë dëgjoi prova nga Sir Lawrence Freedman, një profesor i studimeve të luftës, i cili foli për shqetësimet se si AI mund të përdoret në luftërat e ardhshme. /Telegrafi/