LAJMI I FUNDIT:

Priten 30% më shumë turistë, reklamimi në rrjete sociale po sjell më shumë të huaj në Shqipëri

Priten 30% më shumë turistë, reklamimi në rrjete sociale po sjell më shumë të huaj në Shqipëri

Reklamimi nga gazetat prestigjoze por dhe interesimi i markave ndërkombëtare të hotelerive për të investuar në Shqipëri, kanë rritur këtë sezon veror prenotimet nga turistët me 20-30% që në fillim të majit.

Agjencitë turistike raportojnë se Shqipëria po konsiderohet nga të huajt e të gjitha grup-moshave si “thesari i pazbuluar” i Ballkanit teksa shumë shtete tashmë janë ezauruar për turistët.


“Rritja e prenotimeve është mbi  20-30% kjo dhe për faktin e reklamave pozitive që kemi pasur nga vendet e tjera të cilat po e shohin Shqipërinë si një vend ekzotik, si një vend i pazbuluar dhe ka interes të madh. Ne këtë vit presim fluks turistësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Nga mbretëria e bashkuar për shkak të PR pozitiv që kemi pasur nga gazetat që merren me turizmin si BBC Travel, The Mirror, The Guardian, The Sun. Po ashtu edhe në Spanjë ku interesi është për shkak të emrave gjigand të hotelerive spanjolle po vijnë dhe po investojnë në Shqipëri,” shprehet Frenkli Prengaj, operator turistik.

Platforma të ndryshme sociale por kryesisht reklamimi në Tik Tok i Shqipërisë, kanë ndikuar në boom-in e turistëve këtë sezon sipas operatorëve turistikë.

“Një tjetër anë ku ne po marrim treg nga turizmi është edhe TikTok. Na kanë rastisur të rinj jo vetëm nga Europa edhe nga Australia të cilët shohin trendet e turizmit në TikTok ku aty paraqitet Shqipëria, ku dhe aty kemi PR pozitiv se kemi të njëjta plazhe si Greqia por me çmime më të lira, ashtu edhe të njëjtat alpe si Zvicra apo Austria por me çmime më të lira. Pjesa e polakëve dhe Çekëve janë shumë të interesuar për alpet në Shqipëri. E gjithë Europa Lindore po hapet drejt Shqipërisë.”

Më të preferuarat në këtë sezon veror për turistët si vendas edhe të huaj mbeten Thethi e Valbona. Nga agjencitë turistike një interesim i madh është vërejtur edhe për turet ditore të cilat lidhen më së shumti me kulturën dhe historinë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori