Në Entin e Punësimit në Tetovë mijëra persona presin punësim, ndërsa kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë
Përderisa në njërën anë kompanitë në Tetovë dhe firmat më të vogla po luten për të gjetur punëtorë, madje disa prej tyre marrin punëtorë nga jashtë, në Entin e Punësimit, numri i të papunëve shënon rritje. Për momentin në Tetovë ka rreth 14.000 persona që në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa 2000 persona të tjerë janë regjistruar në Entin e Punësimit, por që nuk kërkojnë punë. Interesim më të madh ka për vetë punësim.
“Për momentin në Tetovë kemi afër 16 000 të papunë. 14.000 janë aktiv që kërkojnë punë, ndërsa 2000 janë pasiv që nuk kërkojnë punë. Më së shumti që kërkon tregu i punës e ku ka mungesë kuadri, janë profesorët e matematikës, IT, inxhinierë të kimisë dhe të informatikës por edhe drejtime të tjera që ngadalë po hyn si konkurrues në tregun e punës. Qendra e Punësimit në Tetovë ka filluar edhe masat aktive të punësimit, ku e kemi edhe vetë punësimin dhe nga dje ka filluar interesimi me të madhe për vetë punësim”, deklaroi Abdylxhelal Jonuzi, Enti i Punësimit, Tetovë.
Sipas ekspertëve një situatë e tillë kur mijëra persona kërkojnë punë, ndërsa kompanitë ankohen se nuk mund të gjejnë punëtorë ndodh për shkak të politikave të gabuara të punsueshmërisë.
“Duhet politikat e punësueshmërisë të ndryshojnë në dy krahët. Si në anën e kërkesës po ashtu edhe të ofertës. Ata që duan në një mënyrë të marrin më të mirët që jo vetëm duan të punojnë por edhe dinë, por edhe ata që nuk dinë po duan, duhet të ri trajnohen që të gjenden sa më mirë, por ama kemi gjithnjë e më shumë raste ku refuzohen ofertat e caktuara. Kur kemi alarmuar para dhjetë vitesh nuk kanë pasur veshë ta dëgjojnë. Sot kompanitë po piskasin se nuk kanë bë presion me kohë”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, profesor.
Sipas një studimi dhjetë vite më parë punësuesmhëria ka qenë 70 për qind në sektorin publik dhe 30 për qind në atë privat, gjë kjo që tani është krejtësisht e kundërta, pra 70 për qind ka kaluar në sektorin privat dhe vetëm 30 për qind, punësohen në sektorin publik apo shtetëror. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj shpalos planin e PDK-së për mësimin tërë-ditor në të gjitha shkollat e Kosovës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Çmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65% në pesë vitet e fundit
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?