Në hap me teknologjitë, njeriu modern i është përshtatur një stili jetese të nxituar, duke sakrifikuar kohën dhe shëndetin e tij të lirë. Të ngrihesh nga shtrati në 5:00 të mëngjesit nuk është ideale për të gjithë, ndaj ne e ndërtojmë rutinën tonë në varësi të detyrimeve, nevojave dhe dëshirave tona.
Ajo që duhet pasur kujdes janë katër gjëra, përkatësisht trupi, mendja, koha dhe shpirti.
Trupi
Varësisht se sa kohë kemi në mëngjes, para se t’u përkushtohemi detyrave tona të përditshme, duhet të bëjmë diçka për trupin. Mund të jetë çdo lloj aktiviteti fizik, qoftë shtrirje, ecje, stërvitje e lehtë apo joga. Është e rëndësishme të lëvizni trupin pas tetë orësh pushim.
Mendja
Kur jemi përgatitur fizikisht për pjesën tjetër të ditës, pason përgatitja mendore. Higjiena mendore është bërë diçka që rrallë diskutohet, edhe pse është një nga gjërat më të rëndësishme për një njeri modern. Me çfarë lloj mantre zgjohemi, lë gjurmë në të gjithë ditën në vijim, dhe ndoshta edhe të nesërmen. Meditimi është bërë metoda më e njohur për tejkalimin e stresit, ankthit dhe mbajtjes së higjienës mendore në përgjithësi, por nuk i përshtatet të gjithëve.
Koha
Organizimi nuk është një virtyt që na zbukuron të gjithëve, por ne mund ta kontrollojmë edhe atë. Është e rëndësishme që këtë hap të mos e fillojmë në mëngjes, por një ditë më parë.
Shpirti
Arrijmë në pjesën më të rëndësishme të rutinës, e cila kërkon që ne ta lëmë të lirë imagjinatën tonë. Mund të bëni gjithçka që ju bën të lumtur dhe ushqen shpirtin tuaj. Një pasion që keni dashur gjithmonë ta filloni, p.sh., ujitja e luleve që rritni në tarracë, biseda me partnerin përpara se të shkoni në punë, mund ta drejtojë ditën tuaj në një rrugë pozitive, plot energji. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë