Numri i përfituesve në skemën publike të pensioneve u zgjerua më tej gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej 686,923 persona ose mbi 13 mijë më shumë se në vitin 2021.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Pensionistët u shtuan me 13 mijë, ndërsa kontribuuesit 10 mijë. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.
Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues/përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike. Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.
Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë. Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2022, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s.
Më 2010 dhe 2011, numri i tyre është rritur me rreth 5 mijë pensionistë në secilin vit, por pas vitit 2013, në skemë shtohen mesatarisht 15 mijë çdo vit. Ritmet janë ulur pak vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensioneve që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë dhe efekteve që krijoi pandemia ku shumica e vdekjeve shtesë ishin në moshë pensioni.
Megjithë këto zhvillime në vitin 2022 skema e sigurimeve shoqërore shfaqi qëndrueshmëri prej arkëtimeve më të larta nga kontributet. ISSH raportoi të ardhura 133,3 miliardë lekë nga kontribute me një rritje vjetore 18%. Si rrjedhojë subvensionet nga buxheti i shtetit për skemën e sigurimeve ishin 22,9 miliardë lekë me rënie 18 për qind nga viti 2021, ku buxheti e mbështeti nga të ardhurat e tjera skemën publike të pensioneve me rreth 28 miliardë lekë.
Këto zhvillime nuk zbehin qëndrueshmërinë e skemës në periudhën në vijim ku gjithnjë e më shumë pensionsitë do të përfshihen në skemë dhe presionet për rritjen e masës së pensioneve janë rritur nga çmimet e larta. Të ardhurat e pensionistëve po gërryhen nga inflacioni, teksa qeveria dha paketa ndihme shtesë këtë vit për këtë kategori.
Shqipëria nuk e ka të zhvilluar infrastrukturën për të siguruar jetë të mirë për pensionistët. Mungojnë shtëpitë e kujdesit social, azilet etj. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të kufizuara për të përballuar nevojat në rritje nga pensionistet për shërbime. Lista e barnave që rimbursohen është e kufizuar dhe moshat e vjetra përballen me shpenzime të larta për shëndetin nga xhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025