LAJMI I FUNDIT:

Tjetër aksident në Adriatik, anija e peshkimit përplaset me velierën me flamur angelz

Tjetër aksident në Adriatik, anija e peshkimit përplaset me velierën me flamur angelz

Një tjetër aksident detar ka ndodhur gjatë natës në detin Adriatik. Një anije peshkimi dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur.

Forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi në det të hapur, por veliera me çift anglez në bord është tërhequr nga vetë anija e peshkimit. Mësohet se as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë, një çift, që ndodheshin në bordin e velierës “Moon Child” nuk kanë pësuar dëmtime përveç tronditjes nga përplasja.

Veliera me port regjistrimi Liverpulin ishte nisur nga Korfuzi dhe po lundronte drejt Malit të Zi kur është përplasur me peshkarexhën “Perëndesha”. Pas goditjes, kapiteni i peshkarexhës ka njoftuar dispeçerinë e peshkimit për ngjarjen dhe më tej është njoftuar Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.


Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15 milje larg bregut. Veliera është përplasur në pjesën e bashit me peshkarexhën që kishte dalë për gjueti në det. Për pasojë kanë pësuar dëme të dyja mjetet. Velierës i është këputur dhe direku. Në pritje të ndihmës, peshkarexha “Perëndesha” me 5 anëtarë në bord e ka tërhequr velierën drejt portit të Durrësit ku pritet të qartësohen edhe detajet e këtij aksidenti detar në një hapësirë ujore ku trafiku nuk është i rënduar.

Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar. Një ditë më parë si rezultat i përplasjes nga trageti i linjës Durrës-Bari u mbyt anija e peshkimit “Elton I”, ndërsa policia kufitare shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e saj që arriti të përdorë mjetin e shpëtimit që kishin në anije, pak çaste para fundosjes së peshkarexhës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori