LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës ulen në Maqedoni, çmimet e biletave mbeten të larta

Çmimet e naftës ulen në Maqedoni, çmimet e biletave mbeten të larta

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të pësojnë rënie, megjithatë çmimi transportit vazhdon të mbetet i lartë. Edhe përkundër të gjithë kësaj, çmimet e kompanive të taksive dhe autobusëve nuk kanë ndryshuar fare.

Disa taksistë për Televizionin Shenja, madje deklarojnë se ende duhet të ngritet çmimi i udhëtimit me taksi, pasi sipas tyre, është rritur kostoja e jetesës në vend.


“Nuk është real ky çmim, duhet të jetë më i lartë, sepse nuk mund të mbulohet, me 50 denarë fillimi, 30 km nuk mund të mbulohet, duhet të jetë më shtrenjtë”, shprehet një taksist.

Ndërsa për disa taksistë tjerë, çmimi momental është real.

“Unë sa e di, qe 7 vjet jam këtu edhe 8 vjet më parë, ky çmim ka qenë i njëjtë gati 20 vjet, ndërsa sipas çmimeve tjera, siç janë pjesët, autolarjet, mekanikëve, duhet të jetë deri dikun real, por sërish deri dikund i mbulojmë harxhimet, me këtë çmim tash si e kemi, se përndryshe me ulë çmimin ne, nuk kemi llogari aspak”, shprehet një tjetër.

Përndryshe, në kryeqytet po krijohet rrëmujë, pasi ende mungojnë transprotuesit privat, e kjo ka detyruar shumë qytetarë të udhëtojnë me taxi, pasi vonohen në punë, terminin që kanë në spital, shkolla dhe tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori