LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe për qytetarët, sidomos fëmijët.

Së fundmi, është incizuar se si një vajzë e mitur është sulmuar nga disa qenë endacakë.


Video e publikuar nga një qytetar i Tetovës është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente për këtë problem.

Ndryshe, për zgjidhjen e problemit nëpërmjet ndërtimit të një qendre rajonale për trajtim të qenve endacakë, UNDP dhe Qeveria zvicerane ndanë fonde për projektin në fjalë, por regjioni planor i Pollogut nuk ia doli të shfrytëzoj këto mjete, shkaku i mos gjetjes së vendit se ku do ndërtohej kjo qendër./Telegrafi/