LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen bombola e gazit, shembet një pjesë e banesës së të moshuarve në Kuçovë

Shpërthen bombola e gazit, shembet një pjesë e banesës së të moshuarve në Kuçovë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Kuçovë mëngjesin e sotëm e për pasojë një pjesë e shtëpisë ka rënë.

Brenda ndodhej një çift bashkëshortësh, ku burri është nxjerrë dhe ndodhet në spital ndërsa gruaja është ende brenda.


“Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen 11 Janari, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit M. K. 86-vjeç dhe A. K., 84-vjeçe (bashkëshortë), ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M. K., i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Ora News/