LAJMI I FUNDIT:

Heshtja e presidentes për mikun e madh të shqiptarëve

Heshtja e presidentes për mikun e madh të shqiptarëve

Viti 2023 shënon 100 vjetorin e vdekjes së Aubrey Herbertit, ushtarakut, diplomatit dhe politikanit britanik i cili në histori hyri si miku më i madh i shqiptarëve dhe si kampion i pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja që një grup i intelektualëve dhe aktivistëve në Londër, ia dërguam presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, një propozim për dekorimin e këtij personaliteti tejet të rëndësishëm për shqiptarët.

Në pjesën e propozimit, siç e kërkon formaliteti, e paraqitëm arsyetimin pse duhet të dekorohet Aubrey Herbert, duke i dhënë arsyet e kontributit të jashtëzakonshëm, si dhe duke bërë me dije se në këtë mënyrë kontribuohet edhe më tej në kultivimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Në një pjesë të veçantë e dërguam edhe një biografi të shkurtër të këtij personaliteti, duke potencuar se te shqiptarët ai zë vend në mesin e heronjve kryesorë. Pra, shënuam shkurtimisht se Aubrey Herbert, duke dalë haptas si mik i shqiptarëve, kishte dhënë kontribut të madh në popullarizimin e kauzës shqiptare në gazetat dhe opinionin publik të atëhershëm britanik; duke e theksuar Kosovën si territor shqiptar; duke e themeluar Komitetin Shqiptar [Albanian Committee] përmes të cilit e solli delegacionin shqiptar në Londër më 1913, për të ndikuar në procesin e Konferencës së Londrës; për shkak të lidhjes së tij të ngushtë shoqërore me  Isa Boletinin; angazhimin e tij në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar pas aktivitetit të pazëvendësueshëm që kishte treguar në Konferencën e Paqes së Parisit (1918), ku sovraniteti i Shqipërisë qe rrezikuar; aktivitetin e tij humanitar në Shqipëri e në Kosovë, sikurse edhe angazhimin që e bënte përmes qeverisë britanike duke bërë presion te qeveria e Beogradit që të mos keqtrajtoheshin shqiptarët që mbetën ne Jugosllavi …


Paraqitëm edhe detaje të tjera dhe kërkesën ia dërguam presidentes Osmani me 28 dhjetor 2022. Pritëm disa javë që ta merrnin atë përgjigjen e zakonshme qe e dërgojnë organet zyrtare: “Ju falënderojmë për propozimin, të cilin do ta shqyrtojmë dhe do t’ju njoftojmë me kohë”.

Kaluan edhe disa javë dhe nuk erdhi as kjo përgjigje e domosdoshme. Prandaj, unë e kontaktova njërin nga këshilltarët e presidentes, në mënyrë që ta merrja vesh se pse nuk kishte përgjigje. Edhe këshilltari bëri disa ‘eskivazhe’ për t’i ikur përgjigjes. Pastaj, kah mesi i prillit, i shkrova sërish presidentes. Kot. Nuk përgjigjet presidentja. Ajo ka vendosur të qëndrojë në heshtje.

Por, pse hesht presidentja?

Kërkesat e këtilla nuk kalohen me heshtje dhe ajo duhet ta dijë këtë gjë. Është vështirë të dihet saktësisht arsyeja e heshtjes pasi që nuk ka përgjigje. Ndoshta presidentes nuk i duket i denjë ky grupi ynë për të paraqitur këso propozimesh. Megjithatë, ajo tashti nuk mund të thotë se nuk ka njohuri se kush është Aubrey Herbert. Por, heshtja në këtë rast nuk e hapë vetëm mundësinë që supozimet të vërtetohet si të sakta, por e ka edhe domethënien e refuzimit në mënyrë të fshehur.

Pa marrë parasysh se si qëndron puna, Aubrey Herbert nuk mund të refuzohet. Prandaj, presidentja Vjosa Osmani duhet ta dekorojë patjetër këtë mik tonin, më të madhin që kemi pasur.

Pse i harron Shqipëria miqtë e vet?
Lexo po ashtu Pse i harron Shqipëria miqtë e vet?

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori