Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një serbi, i cili akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar – maj të vitit 1999 në Kosovë. Juristët kanë folur për efektivitetin e procedurës së gjykimit në mungesë.
Avokati Tomë Gashi, ka thënë se gjykimet në mungesë dhe aktakuzat e ngritura, nga prokuroria e Kosovës, po bëhen për shkak të presionit të Kosovës, por që sipas tij Prokuroria nuk ka bërë asgjë për dënimin e kriminelëve të luftës.
Gashi ka thënë se ligji për gjykim në mungesë, është hap i mirë, por shteti i Kosovës, nuk duhet të presë shumë efekte pozitive.
“Aplikimi i ligjit për gjykim në mungesë është diçka e mirë, efekti jo që është ai që do duhej ta pritnim sepse është ndryshe, është si me mbajtë një emision televiziv, pa mysafirë. Secili që gjykohet apo dënohet, ka të drejtë kur ta kuptoj, të kërkoj rigjykim, nëse vjen këtu. Çka do që themi tjetër, derisa sa të normalizohen raportet në mes dy shteteve, askush nuk do të ketë fuqi juridike as ekzekutive, ta sjellë dikë prej Serbisë të gjykohet në Prishtinë”, ka thënë ai.
Gashi për RTV Dukagjinin ka thënë se pa një marrëveshje me Serbinë, do të jetë e vështirë që kriminelët e luftës të sillen në Kosovë dhe të dënohen.
Edhe koordinatori për Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, ka thënë se gjykimet në mungesë, nuk janë gjithmonë efektive.
Ai në emisionin “Five”, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta nënshkruajnë një marrëveshje për shkëmbim të informatave në mes të dy prokurorive, në lidhje me krimet e luftës.
Sipas tij, për gjykimet në mungesë duhet të marrim shembuj në rajon, teksa shtoi se Kosova duhet të ketë kujdes të mos i shkelë të drejtat e palëve të përfshira.
Ai tha se standardet e Gjykatës së Strasburgut, duhet të respektohen.
“Ne si fond nuk jemi në favor të gjykimeve në mungesë, ne jemi që Kosova e Serbia ta nënshkruajnë një marrëveshje, që të shkëmbehen informatat nga prokuroritë dhe të mbikëqyren nga ndërkombëtarët. Rajoni e ka një praktikë të ngjashme, Prokuroria në Kroaci, po procedon rastet në mungesë, në dërgimin e një rasti në Gjykatën e Strasburgut, mbi 67% të rasteve dënuese kanë marrë epilog të kundërt. Kosova duhet të ketë kujdes maksimal, duhet të plotësohen standardet e Gjykatës së Strasburgut, të mos shkelen të drejtat e palëve në procedurë”, ka thënë ai.
Avokati Skënder Musa, ka folur për procedurën e gjykimit në mungesë, ku sipas tij, kjo është një procedurë e re që aplikohet në kodin e ri të procedurës penale.
Ai tha se me këtë, fillimisht parashihet që të fillojë procesi gjyqësor e në seancën fillestare, zakonisht i akuzuari mund të deklarohet se nuk mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe objektive.
“Në rast se kemi të bëjmë si në rastet e krimeve të luftës, që i akuzuari nuk paraqitet në asnjë fazë të procedurës, duhet të shterën të gjitha mundësitë që të ftohet në mënyrë të rregullt nga organet e hetuesisë, dhe pastaj trupi gjykues mund të vendosin se seanca të vazhdojë në mungesë”, tha Musa në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se kjo dispozitë ka krijuar mundësinë që të hetohen edhe krimet e luftës e të gjykohen ato.
“Por, kjo dispozitë zbatohet edhe te rastet e tjera e jo vetëm për krimet e luftës. Sidomos në rastet kur i akuzuari ka arsye për mosparaqitje në seancë. Ndërkaq, te krimet e luftës, rasti është specifik sepse kemi të bëjmë me njerëz që akuzohen në Kosovë se kanë kryer krime lufte e vendbanimi i tyre është në Serbi”, tha Musa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025