Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, deklaroi se kriza lidhur me çështjen e Kosovës nuk do të zgjidhet shpejt dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
“Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemeve të paramilitarëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe lëvizjeve të njëanshme”, theksoi Janjiq, duke shtuar se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve për të normalizuar situatën.
Raundi i ri i dialogut në Bruksel, mes Vuçiqit dhe Kurtit, sipas medias serbe “N1” pati një efekt të përgjysmuar. Që në fillim të bisedimeve u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur. Në të, të dyja palët marrin përsipër të bëjnë gjithçka për të zgjidhur fatin e më shumë se 1,600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, bisedimet për formimin e Asociacionit nuk shkuan aq mirë. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell pohoi se është bërë një hap i madh drejt formimit të Asociacionit.
“U prezantua udhërrëfyesi për kthimin e serbëve në institucione. Siç kemi dëgjuar nga presidenti Vuçiq, nuk është arritur marrëveshje për këtë, por ai është i gatshëm të ulet sërish me Kurtin pas tre-katër ditësh dhe të bisedojë. Por le të jemi të drejtpërdrejtë – po flasim se si të dalim nga vakumi institucional dhe i sigurisë që u krijua kur Lista Serbe u largua nga institucionet”, tha Janjiq, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, Janjiq përkujton se, Prishtina me mbështetjen e vendeve të QUINT-it ka filluar me masa të njëanshme, e njëra nga ato masa janë edhe zgjedhjet për kryetar komune. Ai vlerëson se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, por është parakusht, sepse “vrima e sigurisë duhet mbushur”.
Ai thekson se derisa po vazhdojnë bisedimet për kthimin e serbëve në institucionet gjyqësore dhe politike, po ndërrohen flamujt në stacione policore dhe po hapet ura.
“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiq dhe shtoi se “formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe” mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo “duhet të pastrohet”.
Ai beson se situata politike është e balancuar pas zgjedhjeve të fundit, sepse para kësaj ka ndodhur dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Janjiq deklaroi se Vuçiq dhe Kurti po ndjekin një politikë zvarritjeje, dhe se “të dy po blejnë kohë”.
Ai vlerëson se “ka zhurma në relacionin Vuçiq – Uashington”, dhe thekson se kjo ka qenë e dukshme kohëve të fundit.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Asociacioni është “më kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës “po e sajon”.
“Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemeve të paramilitarëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe veprimeve të njëanshme”, theksoi Janjiq, duke shtuar se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve. për të normalizuar situatën.
I pyetur të përgjigjet se kur do të përfundojnë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, ai me shaka ka komentuar se kur kanë filluar negociatat i ka pasur flokë të zeza, ndërsa tani është thinjur dhe se shpreson që kjo të mos ndodhë me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles