LAJMI I FUNDIT:

Italiani bëri balluket tatuazh, por mbeti i shtangur me rezultatin

Italiani bëri balluket tatuazh, por mbeti i shtangur me rezultatin

Një burrë gjysmë tullac bëri tatuazh disa balluke në ballin e tij për të mbushur boshllëkun në kokë.

Gianluca, 26 vjeç nga Italia, vendosi të vizitonte sallonin e tij lokal të tatuazheve për të parë nëse ata mund t’i ofronin një zgjidhje për pjesën tullace në kokë, transmeton Telegrafi.


Ai më në fund arriti të bindë artisten për t’ia bërë flokët tatuazh, por kur e shikoi veten në pasqyrë, mbeti pa fjalë.

@gipsygtattooerIl mio cliente ha sempre sognato la frangetta ed io ho esaudito il suo desiderio ?

♬ Furore – Paola & Chiara

Artistja italiane e tatuazheve Maria Gina Altobelli, 30 vjeçe, regjistroi procesin kur ia bëri balluket tatuazh 26-vjeçarit.

Ajo tha se kur Gianluca e kërkoi këtë tatuazh ajo ishte e tronditur dhe e pasigurt nëse ishte një ide e mirë, por përfundimisht vendosi ta përfundonte punën, gjë që ajo mendoi se shkoi shumë mirë.

Videoja, e cila u postua në TikTok është shikuar gati 28 milionë herë, derisa shumë njerëz shtruan pyetjen nëse tatuazhi ishte një ide e mirë. /Telegrafi/