LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Deputetët me certifikata sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”

Milloshoski: Deputetët me certifikata sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski i cili së bashku me disa deputetë të tjerë me certifikata sigurie kërkuan mbikëqyrje në marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka”, sot deklaroi se kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”.

“Së pari, dua të them se sipas Kushtetutës dhe ligjit për informacion të klasifikuar, deputetët që posedojnë certifikatë sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument ‘sekret shtetëror’, dhe jo disa ministra të qeverisë t’i rishpjegojnë ato dokumente në Kuvend. Qasja është që të keni dokumentin dhe marrëveshjen në dorë, ta analizoni dhe të dini se cilat janë klauzolat e mira dhe të këqija për buxhetin”, ka thënë Milloshoski në deklaratën për media.

Duke folur mbi paralajmërimin e djeshëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi se marrëveshja do të prezantohet, deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se Xhaferi me këtë qëndrim nuk duket si i pari ndër deputetë.


Ai ka thënë se fshehja e marrëveshjes është indikacioni më i fortë se atë që kanë pranuar, siç tha ai, “Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, ka indikacione të forta për korrupsion dhe kriminalitet”.

“Çdo kryeministër apo ministër i cili ka nënshkruar një marrëveshje të mirë në interes të shtetit apo qytetarëve do të donte që atë marrëveshje ta sheh publiku dhe anasjelltas, secili që fsheh një marrëveshje nga publiku vetëm konfirmon dyshimet se ajo marrëveshje është në dëm të buxhetit”, tha Milloshoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori