LAJMI I FUNDIT:

Rajoni i Ohrit mori tre vërejtje nga UNESCO, problemi më i madh janë ndërtimet pa leje

Rajoni i Ohrit mori tre vërejtje nga UNESCO, problemi më i madh janë ndërtimet pa leje

Përfaqësuesit e UNESCO-s dhe të Konventës së Bernës me tri vërejtje konkrete para autoriteteve lokale të rajonit të Ohrit. Këto ditë ata do të bëjnë shqyrtim të detajuar të situatës në terren në të gjithë rajonin Ohër-Strugë për të parë se cilat nga vërejtjet dhe rekomandimet që kanë dorëzuar vitin e kaluar janë përmbushur dhe cilat jo. E para është çështja e ndërtimeve pa leje.

“Ajo që po ndodh këtu me të vërtetë nuk duhet të ndodhë në një zonë që ka vlerë të madhe globale. Dëgjuam premtim se kjo qeveri do të sigurohet që ta ndalë atë proces dhe të bëjë atë që është e nevojshme, disa objekte që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, për të filluar zgjidhjen e këtij problemi”, deklaroi Andrej Sovinc – ekspert për zonat e mbrojtura.

E dyta është çështja e menaxhimit të liqenit dhe e treta është situata alarmante me Moçalin e Studençishtës, i cili është zonë e mbrojtur. Ekspertët kërkojnë që të planifikohet mirë se ku do të vendoset marina e re, por të mos jetë kanali në afërsi të Moçalit të Studençishtës. Kryetari i Ohrit thotë se gjërat nuk mund të përmirësohen për një kohë të shkurtër.


Ekspertët mendojnë se situata është edhe më e rëndë në pjesën e Strugës të liqenit, përkundër pretendimeve të kryetarit Ramiz Merko, i cili pretendon se në zonën e mbrojtur nuk ka ndërtime pa leje. Ata do të kenë një takim me të nesër.

“Ne e dimë që situata është edhe më e vështirë atje… Duhet të ketë kompromis sepse kështu siç është tani, sigurisht që nuk do të mund të vazhdojë në atë mënyrë. Mendoj se problemi me ndërtimet pa leje atje është më i madhi…”, u shpreh Andrej Sovinc – ekspert për zonat e mbrojtura.

Takimi i radhës do të jetë në fund të dhjetorit. Deri atëherë, në bazë të asaj që shohin në terren, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare do të përgatisin një raport, në bazë të të cilit autoritetet do të marrin masa shtesë dhe rekomandime për zbatim në periudhën e ardhshme. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori